Categories Lifestyle

Keni filluar të vraponi? Disa këshilla për rezultate më të mira

Nëse keni vendosur të filloni të vraponi për të përmirësuar gjendjen tuaj fizike, do të shihni rezultate të menjëhershme nëse ndiqni disa këshilla të vlefshme që theksojnë ekspertët.

Bëni pushime të shpeshta

Si një vrapues i ri, nuk duhet të përpiqeni të vraponi nëpër të gjithë distancën menjëherë. Bëni pushime të shkurtra. Më pas, alternoni dy minuta vrap me dy minuta ecje.

Mos vraponi shumë shpejt

Trupi duhet të mësohet me presionet dhe sforcimet e reja që sjell vrapimi. Frustimi, sforcimi i tepërt, dhimbja apo lëndimi janë disa nga pasojat. Pra, filloni me një ritëm të moderuar.

Trupit i duhet kohë për t’u rikuperuar

Nëse hera e parë që keni provuar të vraponi ju ka shkuar mirë dhe dëshironi ta përsërisni drejt të nesërmen, do të ishte mirë të prisnit. Trupi ka nevojë për pushim në mënyrë që të rikuperohet nga vrapimi i parë. Pra, planifikoni stërvitjen tuaj në mënyrë që një ditë të vraponi dhe një ditë të pushoni. Ky plan i thjeshtë stërvitjeje do t’ju ndihmojë ta bëni stërvitjen tuaj më efektive dhe të shmangni lëndimet e panevojshme.

Bëni hapa të vegjël

Shumë vrapues të rinj nuk kanë teknikën e duhur dhe e bëjnë më të vështirë vrapimin, duke humbur shumë energji. Mundohuni të vraponi me qetësi dhe në gjendje të mirë. Hapat e vegjël e të qetë janë më efektivë sesa hapat e mëdhenj e intensivë që veprojnë si frenues, duke ngadalësuar momentin përpara me çdo lëvizje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME