Categories Lifestyle

Keni lyer flokët? Ky është trajtimi më i mirë që mund t’i bëni!

Pasi i ke lyer flokët, sidomos gjatë stinës së verës, është e natyrshme të ndiesh ashpërsinë e bojës dhe derisa floku i ri të mësohet me bojën, ka nevojë për trajtim. Flokët e lyer kanë gjithmonë nevojë të trajtohen me kujdes në mënyrë që mos të thahen e të dëmtohen, aq më tepër gjatë stinë së nxehtë.Maska më e mirë që të ndihmon në këto raste që u rikthen gjallërinë flokëve është shumë e thjeshtë, vetëm me dy përbërës: qumësht dhe mjaltë.

Mjalti, siç dihet është shumë i pasur me aminoacide dhe vitamina që jo vetëm i ushqejnë, por në të njëjtën kohë edhe i zbusin flokët, ndërsa qumështi e bën flokun më të fortë dhe e ndihmon të rrisë volumin e duhur.
Përgatitja:

2 lugë gjelle mjaltë natyral

2 lugë gjelle qumësht (këshillohet qumësht i freskët lope)
Përzieji bashkë qumështin dhe mjaltin derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikoje në flokë duke e masazhuar skalpin me mollëzat e gishtave. Pasi ta kesh shpërndarë në të gjithë flokët, mbuloje kokën me peshqir dhe mbaje maskën për rreth 30 minuta. Më pas laji flokët normalisht me shampo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

A e dini arsyen pse teshtini shumë herë radhazi?

Teshtimat janë metoda e trupit për nxjerrjen e irrituesve si pluhuri, poleni ose mikrobet nga…

LEXO ME SHUME