Categories Lifestyle

Këshilla jetike nga mjekët: Mënyra efikase si ta largoni temperaturën e lartë te fëmijët

Antipiretikët janë ilaçe të cilat ulin në mënyrë efikase temperaturën e ngritur te bebet. Ibuprofemi dhe paracetamoli janë dy preparate më shpesh të përdorura. Ibuprufeni merret në mënyrë orale, ndërkaq paracetamoli mund të merret edhe si supozitor. Intervali i zakonshëm i dozimit– distanca kohore midis dy dozave të të njëjtit ilaç është gjashtë orë. Kur temperatura është e lartë dhe shpesh “ngrihet”, ai interval mund të shkurtohet në katër orë.

Kjo do të thotë që ilaçi i njëjtë mund t’u jepet maksimalisht gjashtë herë brenda 24 orëve. Natyrisht, është e nevojshme të respektohet dozimi, të cilin më së miri është ta precizojë pediatri. Bashkë me ilaçet rekomandohet edhe freskimi i bebes – veshja e lehtë dhe dushi në ujë të vakët. Ibuprufeni dhe paracetamoli te bebet mund të kombinohen, kur temperatura është e lartë dhe ngrihet shpesh.

Fjala është për dy ilaçe të ndryshme, të cilat eliminohen në mënyra të ndryshme, ndërsa kanë efekt të ngjashëm kur është fjala për uljen e temperaturës. Natyrisht, edhe te kombinimet e këtyre ilaçeve patjetër duhet të kihet kujdes për dozën dhe distancën midis dy dozave. Më së miri është t’u jepet në mënyrë alternative brufeni dhe paracetamoli – në çdo katër orë, ndërkaq çdo dhënie më e shpeshtë (me distancën më të vogël se katër orë) do të duhej ta precizojë pediatri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME