Categories Lifestyle

Këto janë arsyet pse është e vështirë të humbasësh kile pas të 30-ave

Në një video të postuar së fundmi, trajneri i fitnesit dhe YouTuber, Thomas DeLauer përshkruan disa nga faktorët kryesorë që qëndrojnë pas shtimit të peshës pas të tridhjetave dhe arsyet biologjike pse humbja e peshës bëhet gjithnjë e më e vështirë me kalimin e viteve.

Ka një numër faktorësh kryesorë, shpjegon DeLauer. Së pari, hormonet tuaja. “Filloni të fitoni peshë kur nivelet e testosteronit tuaj bien, gjë që është shumë e zakonshme,” thotë ai. Së dyti, rezistenca e trupit ndaj insulinës ndryshon me kalimin e kohës:

“Paaftësia jonë për t’u marrë me glukozën rritet me moshën”, shprehet ai. “Ndikon në bel/stomak, por gjithashtu ndikon absolutisht në nxitësit e tjerë metabolikë, dhe aftësinë tonë për të shfrytëzuar energjinë dhe përfundimisht për të ruajtur dhe ndërtuar muskuj.”

Mënyra e jetesës gjithashtu luan një rol. DeLauer citon dëshmi se ndërsa plakemi, ne përgjithësisht priremi të hamë shumë më tepër, dhe gjithashtu në përgjithësi bëhemi më pak aktivë.

“Sa më shpesh të hamë, aq më shpesh po rrisim insulinën dhe aq më shpesh po degradojmë ndjeshmërinë tonë”, shpjegon ai. “Më shumë ushqime, duke mos i dhënë kurrë vetes një shans për ta përdorur atë karburant, papritmas na sjell dëme.” Të rriturit janë mesatarisht 29% më pak aktivë sesa të rinjtë, sipas tij. Thënë kjo, zgjidhja kryesore është e thjeshtë: Dietë e pasur me vlera ushqyese dhe një jetë fizikisht aktive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME