Categories Lifestyle

Këto janë frutat që ndikojnë në shkrirjen e dhjamit

Kur është fjala te humbja e peshës, ushqimi të cilin e konsumojmë është po aq i rëndësishëm sa ai që nuk duhet ta konsumojmë. Tanimë dihet se konsumimi i frutave është një mënyrë e shkëlqyeshme për të humbur peshë dhe për të djegur yndyrë.

Frutat përmbajnë një sasi të ulët të kalorive dhe në të njëjtën kohë përmbajnë një numër të madh të vlerave ushqyese. Sipas Food World Blog, disa fruta të cilët ndikojnë në humbjen e peshës si dhe shkrirjen e yndyrës janë:

Mollët– kanë një sasi të lartë të fibrave, vitaminave dhe mineraleve. Njëkohësisht ndikojnë shumë në shkrirjen e dhjamit.

Kajsitë – Këto fruta përmbajnë shumë fibra, të cilat e bëjnë thithjen e yndyrës së tepërt në organizëm.

Avokado – Prania e acideve yndyrore, që janë të kategorizuara si yndyra të mira, ndikojnë në procesimin dhe konvertimin e yndyrës në energji.

Bananet – janë shumë të mira në humbjen e peshës, për shkak se bëjnë të ndihesh i ngopur nga përmbajtja e magnezit dhe disa përbërësve të tjerë ushqyes.

Boronicat– krahas efekteve pozitive që këto fruta i kanë për shëndetin, ato ndikojnë gjithashtu edhe në humbjen e peshës dhe përmirësimin e procesit të metabolizmit.

Pjepri – përmban shumë agjentë antiinflamatorë, të cilët e mundësojnë yndyrën të shkrihet më lehtë.

Limoni– tanimë është i njohur për ndikimin e tij në shkrirjen e dhjamit. Limoni me ujë, është një nga pijet më të preferuara nga nutricionistët për humbje të peshës. Disa fruta të tjerë që kanë veti “magjike” në shkrirjen e dhjamit janë: nektarinat, dardhat, shegat, shalqiri, si dhe kumbullat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

A e dini arsyen pse teshtini shumë herë radhazi?

Teshtimat janë metoda e trupit për nxjerrjen e irrituesve si pluhuri, poleni ose mikrobet nga…

LEXO ME SHUME