Categories Lifestyle

Këto lloje lulesh mund ti hani, ja efektet që kanë…

Jo shumë kohë më parë, lulet e ngrënshme ishin rezervuar për restorantet me yje Michelin. Dhe pastaj ndodhi fenomeni Instagram. Argëtuese pasi dekoroni me to pjata të ndryshme, por edhe të ngrënshme dhe super të shijshme! Lulet me ngjyra të thella shpesh janë më të pasura me lëndë ushqyese . Sa më e gjallë të jetë bima dhe më e fortë aroma, aq më shumë fuqi antioksiduese ka lulja. Këtu janë gjashtë lloje lulesh që ju mund t’i konsumoni gjatë vakteve të ndryshme, por sidomos në drekë dhe në darkë! Le t’i zbulojmë bashkarisht!

1.Lulet e kungullit

Në dispozicion nga fundi i pranverës deri në fillim të vjeshtës, lulet e kungullit kanë një aromë relativisht të butë. Megjithëse janë ideale për t’u skuqur, ju gjithashtu mund t’i mbushni ato me një përzierje të rikotës ose oriz.

2.Karafili
Falë aromës së tyre fantastike, ato mund të përdoren gjerësisht në sallatra. Në ato me bazë marule, ju mund ta përdorni këtë lule për të shtuar edhe më shumë aromën ndjellëse.

3.Kamomili
Shumë i njohur për cilësitë e tij qetësuese, disa studime sugjerojnë se kamomili mund t’ju ndihmojë të flini të qetë. Nëse preferoni të konsumoni lule kamomili në formën natyrale, provoni të skuqni disa petale të kësaj luleje dhe shija është fantastike.

4.Lavandër
E doni apo e urreni atë, kjo lule e lehtë vjollcë ka një aromë intensive dhe dehëse si parfum. Shumë njerëz e kërkojnë lavandrën sepse e shohin të si dobishme për tretjen dhe ankthin. Ju mund të shtoni një lugë lavandër të copëtuar hollë në një tortë ose sipër një fete bukë ose thjesht në formë shurupi dhe është ideale, vërtetë.

5.Trëndafili
Trëndafilat kanë një aromë të guximshme, kështu që shefi i famshëm i kuzhinës Seyfarth i përdor ato vetëm si garniturë. Provoni të hidhni petalet e trëndafilit të prera hollë në sallatën e frutave ose bëni vetë ujin e trëndafilit duke futur petale në ujë të nxehtë. Është një përzierje fantastike për ju.

6.Lulja Pansi
Të pasura me disa komponime të dobishme antioksiduese, këto lloj lulesh vijnë me një larmi ngjyrash dhe kanë një aromë delikate. Bleni një shportë që i ka të gjitha ngjyrat e kësaj luleje dhe vendosini sipër ëmbëlsirave ose budingëve. Ose përdoreni në sallatat verore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME