Categories Lifestyle

Këto shenja tregojnë se ftohja ju ka kaluar në bronkit

Kufiri në mes ftohjes dhe bronkitit është shumë i vogël. Sipas mjekëve një kollë e thjeshtë mund të transformohet në një problem shumë të rëndë të mushkërive, sidomos nëse nuk tregoheni të vëmendshëm ndaj simptomave. Sipas Agroweb kolla është një simptomë  e cila ka për qëllim heqjen e sekrecionit nga fyti. Mirëpo në rastet kur kolla vazhdon edhe kur ftohja largohet atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.

Disa nga shenjat që tregojnë se e ftohura ka kaluar në bronkit janë:

Kolla zgjatë më shumë se dy tre javë

Temperaturë të vazhdueshme

Kolla shoqërohet me sekrecione të plota dhe me ngjyrë

Vështirësi në frymëmarrje

Mirëpo çfarë është bronkiti dhe përse duhet marrë seriozisht? Bronkiti është një sëmundje që shkaktohet nga infeksioni apo irritimi i thellë i rrugëve të frymëmarrjes. Ai shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje si pasojë e ngushtimit dhe irritimit të rrugëve të frymëmarrjes. Bronkiti mund të jetë akut dhe kronik. Bronkiti akut është i përkohshëm dhe zakonisht ndodhë gjatë periudhave të virozave dhe nuk ka nevojë të trajtohet me antibiotikë.

Nga ana tjetër, bronkiti kronik zgjatë deri në tre muaj. Rrugët e frymëmarrjes në këto raste janë të irrituara dhe vazhdimisht shkaktojnë dëmtime të mushkërive. Trajtimi i  të dy rasteve të bronkitit në kushtet e shtëpisë mund të bëhet duke pirë lëngje vazhdimisht, duke pushuar sa duhet dhe duke mos konsumuar duhan. / Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME