Categories Lifestyle

Kjo është cilësia më e mirë që kanë dembelët

Një studim i ri tregon se njerëzit inteligjentë kanë tendencën të jenë dembelë.Të dhënat, që vijnë nga një studim amerikan, mbështesin kështu idenë që personat me nivel të lartë inteligjence mërziten më shpejt dhe shpenzojnë më shumë kohë të zhytur në mendime. Ndërsa njerëzit aktivë e stimulojnë mendjen e tyre me aktivitete të jashtme, duke mos i dhënë vetes shumë mundësi për të menduar.

Shkencëtarët në Universitetin e Floridas i dhanë një grupi studentësh një test, ku iu kërkua që të vlerësonin pohime si: “Më pëlqen shumë që të merrem me një punë që kërkon zgjidhje të problemit” dhe “Mendoj aq shumë sa më duhet”.

Shkencëtarët më pas i ndanë në dy grupe studentët, shkruan tvklan. Gjatë ditëve në vijim, të dyja grupet mbajtën një pajisje në kyçin e dorës që llogariste lëvizjen e tyre dhe aktivitetin fizik.

Të dhënat treguan se personat që mendonin më shumë ishin shumë më pak aktivë sesa pjesa tjetër. Megjithatë, sipas ekspertëve, personat që janë më pak aktivë, pavarësisht sa inteligjentë janë, kanë tendencën të kenë një jetë sedentare dhe më pak të shëndetshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME