Lifestyle

Kjo është doza e kafesë që rezulton fatale

Kafeja është pija më e përhapur pas ujit. Çdo ditë në botë konsumohen pothuajse 1,6 miliard filxhanë me kafe, por konusmimi i tepërt i saj të vret. Doza vrasëse e kafes është rreth 100 filxhanë.

Kompozitorit Johann Sebastian Bach i pëlqente aq shumë kafeja sa i dedikoi një kantatë: “Kaffeekantate”, luhej në Lipsia, në Gjermani, mes viteve 1732 dhe 1735. Ndërsa Bethoveni ishte aq dashamirës i pasionuar i kafesë, saqë i njihte saktësisht 60 kokrra për filxhan të kafesë, kur e përgatiste atë. Dramaturgu dhe novelisti francez Honore de Balzac supozohet të ketë pirë 50 filxhanë me kafe në ditë për t’u frymëzuar gjatë shkrimit. Është frikësuese të mendosh që doza vrasëse është rreth 100 filxhanë.

Një studim i vitit 2011 tregoi se gratë që pinin 2-3 filxhanë kafeje në ditë, kishin 15% rrezik më pak të zhvillonin depresionin se sa ato që pinin 1 filxhan në javë. Ndërsa studimet kanë treguar se konsumimi i kafes në mërnyrë të duhur redukton rrezikun e sëmundjes së Alzheimer’it, Parkinsonit, sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 etj.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button