Categories Lifestyle

Kombinimi me hudhër e limon që zhbllokon arteriet dhe ul riskun e infarktit

Të gjithë e dimë që hudhra dhe limoni janë shumë të efektshme për shëndetin e zemrës.

Hudhra ndihmon në hollimin e gjakut dhe parandalon mpiksjet të cilat mund të jenë shkaktare të një sulmi dhe goditjeje në zemër. Hudhra gjithashtu është shumë efikase në uljen e presionit të lartë të gjakut, shkruan “Living”.

Limoni nga ana tjetër, është shumë i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e absorbimit të kolesterolit të keq.

Kombinimi i këtyre dy përbërësve bashkë mund të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj kardiovaskular. Recetat më poshtë kanë dhënë prova se ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve të bllokuara.

Nëse trajtoheni me medikamente për zemrën, flisni paraprakisht me mjekun tuaj!

Metoda e parë

Përbërësit:

6 limonë

30 thelpinj hudhër

Përgatitja:

Qëroni limonët dhe pritini në copa të vogla

Qëroni hudhrat dhe pritini në copa të vogla gjithashtu.

Duke përdorur një blender, shndërrojini përbërësit në një pure.

Shtojeni purenë në një tenxhere metali. Shtoni dy litra ujë.

Vendoseni të ziejë në nxehtësie mesatare.

Nga momenti që të marrë valë, ziejeni për 10 minuta në nxehtësi të ulët.

Lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës. Kullojeni dhe hidhini mbetjet e ngurta.

Lëngun hidheni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer.

Përdorimi:

Pini 50 ml nga përbërja për 3 javë.

Bëni një javë pushim.

Përsëriteni duke pirë 50 ml për tre javë të tjera.

Ndaloni pas tre javësh. Mund ta përsërisni pas 6 muajsh përsëri.

Metoda 2

Përbërësit:

1 gotë lëng limoni

1 gotë lëng hudhrash

1 gotë lëng xhinxheri

1 gotë uthull molle

3 gota mjaltë

Përgatitja:

Në një tenxhere, kombinoni lëngun e limonit, lëngun e hudhrës, lëngun e xhinxherit dhe uthullën e mollës.

Vendosini të ziejnë në nxehtësi mesatare për gati gjysmë ore ose derisa masa të reduktohet në tre gota.

Lëreni masën të ftohet në temperaturën e dhomës.

Shtoni mjaltin tek pureja.

Transferojeni masën në një shishe qelqi.

Mbajeni në frigorifer.

Udhëzime:

Merrni një lugë gjelle nga përbërja çdo mëngjes, para se të hani mëngje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

A e dini arsyen pse teshtini shumë herë radhazi?

Teshtimat janë metoda e trupit për nxjerrjen e irrituesve si pluhuri, poleni ose mikrobet nga…

LEXO ME SHUME