Lifestyle

Kontrollojeni dhe kurojeni tensionin e lartë me këto përbërës natyral

Tensioni i lartë prek njerëz të të gjithë moshave, duke u bërë tashmë një fenomen. Mjekët tregojnë se nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve. Por janë disa kura natyrale që mund t’ju ndihmojnë.

Lëng limoni: Ujë, një limon. Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim. Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Hudhër, pasi përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij. Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

Uthull molle dhe sodë buke. Ujë, një majë luge çaji me sodë buke, një lugë gjelle me uthull molle. Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi. Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit. Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë. Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira./AgroWeb.org Sigurisht, është e nevojshme që të këshilloheni nga mjeku.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: