Categories Lifestyle

Koronavirusi: Çka është vet-izolimi dhe kush ka nevojë ta bëjë atë?

Miliona njerëzve u është treguar që të qëndrojnë të mbyllur dhe të shmangin kontakte me njerëzit e tjerë. Me një numër total të njerëzve të infektuar në gjithë botën nga virusi i njohur si COVID-19, tani qëndron mbi 90,000  të infektuar, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ka lajmëruar që edhe më shumë njerëz duhet të izolohen që të parandalojë shpërndarjen e këtij virusi, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net. Vet-izolimi shihet si një teknike e rëndësishme dhe mbron publikun nga virusi. Por, çka nënkupton vet-izolimi dhe kush duhet ta bëjë atë? Këtu keni të gjitha informatat që duhet të dini.

Çka është vet-izolimi?

Vet-izolimi ndihmon të tjerët dhe ndalon përhapjen e infeksioneve të ndryshme si ky i fundit koronavirusi. Çdo personit që u është thënë të vet-izolohen, duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të shmang kontaktet me njerëzit e tjerë që ti mbrojë ata nga shpërndarja e kësaj sëmundje tek anëtarët e tjerë të familjes, tek shokët apo edhe gjithë komuniteti.

Duke u bazuar në Shëndetin Publik të Anglisë, kjo nënkupton shumë:

Qëndroni në shtëpi,

Mos shkoni në punë, shkollë, apo vende publike,

Mos përdorni transport publik si autobusë, taksi, tramvaj apo tren,

Shmangni vizitorët në shtëpinë tuaj,

Pyetni shokët, anëtarët e familjes apo persona të tjerë që ti kryejnë shërbimet e nevojshme për ju, si sendet ushqimore, medikamente apo pazarin.

Çka ju duhet që të vet-izoloheni?

Së fundi, Shëndetin Publik i Anglisë tregoi që vet-izolimi është i përshtatshëm tek një numër i veçantë i njerëzve duke përfshirë ata që presin rezultatet për koronavirusin dhe ata që kanë kontakte të afërta me personat e infektuar.

Këto vende janë më të prekurat nga koronavirusi, dhe preferohet që të aplikohet vet-izolimi: Irani, Italia, Korea, Vietnami, Kambodia, Kina, Tailanda, Japonia dhe Singapori.

Si të vet-izoloheni nëse jetoni me persona të tjerë?

Është me rëndësi që secili që vet-izolohet mund ta shpërndajë virusin tek anëtarët e tjerë në shtëpi. Shëndeti Publik i Anglisë, rekomandon që dhoma duhet të jetë e ventiluar mirë me dritare të hapura, e ndarë nga personat e tjerë të shtëpisë dhe të përdorë një tualt të ndarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME