Categories Lifestyle

Kurat Natyrale Për Qarkullim Më Të Mirë Të Gjakut dhe Kundër Trombozës

Sipas ekspertëve, mpiksja e gjakut në vena e njohur ndryshe si trombozë ka një ndikim negativ në të gjithë organizmin. Mpiksja e gjakut mund të shkaktojë ishemi dhe arrest kardiak, thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org Akumulimi i tepërt i rruazave të kuqe të gjakut në një vend të vetëm shkaktohet nga anemia, sëmundjet kardiovaskulare, kolesteroli, tensioni i lartë, sëmundjet e mëlçisë dhe mbipesha.

Ushqimet Më Të Mira Për Qarkullimin e Gjakut

Farat e Linit Këto fara janë të pasura me minerale dhe acide yndyrore omega-3 të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe parandalojnë mpiksjen e tij. Mund t’i përdorni në gatime të ndryshme.

Piperi I Kuq Piperi i kuq ka aftësi natyrale në hollimin e gjakut. Megjjithatë, konsumi i tepërt i tij shkakton probleme të tjera, ndaj AgroWeb.org këshillon që çdo hap në këtë drejtim duhet bërë me konsultën e mjekut.

Shafrani I Indisë Shafrani i Indisë është një erëz magjike. Ai përmban kurkuminë, një substancë që pastron gjakun dhe pengon mpiksjen e tij.

Për më tepër, shafrani zbut dhimbjet. E gjeni në supermarkete apo në pikat e bimëve medicinale. Pini një lugë shafran të tretur në një gotë qumësht të ngrohtë për të trajtuar mpiksjen e gjakut.

Lëngu I Kulumbrisë Kulumbria është e pasur me vitaminë C dhe hekur, dy përbërës që pastrojnë gjakun dhe pengojnë mpiksjen e tij.

Çaji I Kanellës Kanella përmirëson qarkullimin e gjakut por edhe trajton probleme të tjera të brendshme dhe të jashtme të organizmit. Kanellën mund ta konsumoni çdo ditë si çaj, por nuk duhet ta teproni sepse në të kundërt do të dëmtoni veshkat.

Qepa , Qepa luan rolin e një holluesi natyral të gjakut.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga problemet kardiovaskulare duhet të hanë qepë çdo ditë. Qepa zgjeron arteriet dhe lejon gjakun të qarkullojë pa asnjë pengesë.

Lëngu I Spinaqit, Kjo barishte është e pasur me vitaminë K e cila parandalon mpiksjen e gjakut.

Spinaqin mund ta përfshini në sallata dhe gatime të ndryshme, ose ta pini si lëng duke shtrydhur gjethet bashkë me fruta te gjelbra.

Çaji I Xhenxhefilit, Xhenxhefili përmban disa substanca dhe acide që eliminojnë trombozën.

Xhenxhefili duhet pirë si çaj dy herë në ditë, pas konsultës me mjekun. Zieni 1 cm xhenxhefil të prerë në feta në një gotë ujë.

Rigoni Rigoni ka aftësi qetësuese dhe shëruese. Ai është i pasur me antioksidantë të cilët pengojnë formimin e trombozës. E përdorni në gatime ose zieni një lugë caji rigon të thatë në një gotë ujë dhe pijeni disa herë në javë.

Kujdes, Nga AgroWeb.org është e këshillueshme që të konsultoheni me një mjek për të marrë trajtimin e duhur kundër mpiksjes së gjakut./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME