Categories Lifestyle

Ky është populli që tradhton më së shumti në botë

Italianët, një popull i shenjtë, turistësh dhe… tradhtarësh. Të paktën sipas sondazhit të fundit të kryer nga një portal i takimeve jashtëmartesore, që konfirmon vendin e parë të vitit të shkuar: italianët nuk konsiderohen popull besnik sa i takon shtratit, duke qëndruar para spanjollëve e francezëve, të cilët renditen në vend të dytë dhe të tretë.

Pavarësisht nga seksi, më shumë se gjysma e popullsisë italiane (67%), ka pranuar se ia ka lejuar vetes një tradhti, të paktën një herë brenda një marrëdhënieje. Në këtë rast, ka edhe një “nënrenditje”, ku mes qyteteve me tradhtitë më të shpeshta, në krye të të gjithave është Roma, e ndjekur nga Milano, Napoli, Gjenova dhe Palermo.

Ja dhe identikiti i tipit të tradhtarit për këtë vit: profil socio-ekonomik me prirje mesatarisht të lartë, me një prani të ndjeshme profesionve të lira, si biznesmenë dhe drejtues. Pjesa më e madhe e organizon tradhtinë në mëngjes (47%) ose gjatë drekës (30%).

Po pse tradhtohet?

Arsyet vazhdojnë të jenë pak a shumë të njëjta:

dalja nga rutina dhe mërzitja (38%),

mungesa e vëmendjes nga partnerët zyrtarë (33%),

i/e pakënaqur për jetën seksuale (29%).

Ndërkohë, sa i takon vendeve të tjera evropiane, ata që tradhtojnë me një përqindje më të ulët se italianët, janë:

Norvegjia (36%),

Finlanda (37%),

Danimarka (39%),

Austria (42%),

Britania e Madhe (45%),

Belgjika (46%),

Gjermania (48%),

Franca (49%),

Spanja (53%).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME