Categories Lifestyle

Lajeni sa të doni banjën, por këto 4 objekte duhet t’i ndërroni shpesh

Ekzistojnë disa aksesorë që duhen ndërruar vazhdimisht. Edhe pse kuzhina apo salloni i ndenjes janë zonat ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës, ekziston edhe një tjetër ambient në shtëpi ku kalojmë ca orë të mira, shkruan “Living”.

Po flasim për banjën, një ambient i cili duhet mirëmbajtur gjithmonë pasi mund të kthehet në një çerdhe mikrobesh e bakteresh. Në morinë e objekteve dhe pajisjeve hidrosanitare, të cilat nuk mund t’i ndërrojmë sipas qejfit, ekzistojnë disa aksesorë që duhen ndërruar vazhdimisht pasi mund të bëhen burim infeksionesh dhe të na dëmtojnë shëndetin.

Ja cilët janë ata:

1.Peshqiri: Peshqiri konsiderohet si shtëpia e qelizave të vdekura të lëkurës dhe nëj dnër objektet ku jetojnë dhe shumohen më shumë baktere se akund tjetër.

Duke qenë se peshqiri bie në kontakt me zona të ndryshme të trupit si fytyra, zona gjenitale dhe ajo anale, ai mbledh të gjitha këto baktere dhe krijon mundësinë e infeksioneve pas përdorimeve të shumta.

2.Furça e dhëmbëve: Goja përmban shumë mikroorganizma që transferohen tek furça gjatë përdorimit. Kur furçat ndodhen pranë njëra-tjetrës bakteret mund të ngjiten tek to dhe të sjellin rrezikun e shpërndarjes. Shpëlarja e furçës nën ujin e rubinetit nuk i eliminon të gjitha këto baktere të cilat mund të jetojnë tek furça për muaj të tërë. Furça duhet ndërruar çdo 6 muaj.

3.Shtronja e banjos (rrugicat): Rrugicat e banjos mbledhin një pafundësi mikrobesh e bakteresh, pa harruar që kur janë të lagura për disa orë i shumojnë ato. Prandaj ndërrojini sa më shpesh dhe lërini të ajrosen.

4.Perdja e dushit: Shumë prej jush mendojnë se perdja e dushit nuk ka nevojë për pastrim pasi laget sa herë që bëni dush. Kjo është e gabuar pasi pedja zë myk më shpejt nga ç’e mendoni dhe krijon habitat rritjeje për shumë baktere. Lajeni perden e dushit me uthull molle dhe lëng limoni dhe nxirreni vazhdimisht në diell. Perdja e dushit duhet ndërruar dy herë në vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME