Categories Lifestyle

Larg pijeve energjike, ja çfarë i ndodh trupit të njeriut

Jeta e ngarkuar na bën të drejtohemi në burime të ndryshme energjie në mënyrë që të jemi gjithmonë në gjendje për të përballuar ngarkesën e ditës. Kohët e fundit pijet energjike janë bërë zgjidhja për të përballuar një ditë të ngarkuar, por cfarë i bën një pije energjike trupit tonë?

Një numri individësh të shëndetshëm iu dha të pinin pije energjike çdo ditë, brenda 2 javëve, dhe u zbulua se presioni i gjakut dhe hormonet e lidhura me stresin, u shtuan ndjeshëm në trupin e këtyre njerëzve. Po ashtu u rrit rrezikshmëria ndaj problemeve kardiovaskulare (të zemrës).

Përveç kësaj, këto pije përmbajnë edhe shumë sheqer, i cili mund të sjellë një sërë problemesh të tjera. Por çfarë ndodh me trupin tonë, vetëm një orë pasi kemi konsumuar një pije energjike? Studiuesit kanë bërë kërkime specifikisht për këtë, dhe këto janë të dhënat që ata na japin: Pas 10 minutash: Kafeina hyn në gjak. Rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut fillojnë të rriten.

Pas 15 deri në 45 minuta: Niveli i kafeinës në gjak arrin kulmin. Stimulantët (nxitësit) brenda pijes nisin të bëjnë efekt, duke përmirësuar përqëndrimin, dhe reflekset. Pas 30 deri në 50 minuta: Trupi e përthith tërësisht kafeinën. Mëlçia përthith një sasi të madhe sheqeri.

Pas një ore: Trupi përjeton një nivel tepër të lartë të sheqerit, ndërsa efektet e kafeinës fillojnë të zbehen. Ndaj, fillojmë të ndihemi të lodhur, dhe pa energji. Do të pasojnë edhe studime të tjera, për të kuptuar deri ku arrijnë efektet anësore të pijeve energjike. Deri më tani, perspektiva nuk duket të jetë e mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME