Categories Lifestyle

Lëng domatesh në mëngjes, përfitimet e mëdha për organizmin

Përfitimet që vijnë nga konsumi i lëngut të domates i atribuohen vitaminave dhe minerale që ofron vetë domatja.

Nga të gjithë ushqyesit që ofron ajo, mund të veçojmë likopenin, një antioksidant i fuqishëm që parandalon një sërë sëmundjesh.

AgroWeb.org ju liston më poshtë të gjitha vlerat dhe përfitimet nga konsumimi i lëngut të domates herët në mëngjes.

Përse Duhet Nisur Dita Me Lëng Domateje?

Antioksidantët

Domatet ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat dhe lëngjet e akumuluara në trup të cilat ju bëjnë të ndiheni të lodhur e të rënduar.

Ato aktivizojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të eliminoni yndyrat.

Nëse e pini lëngun e domatesh rregullisht në mëngjes bashkë me një vakt të shëndetshëm do të jeni më të shëndetshëm.

Kundër Konstipacionit

Një nga mënyrat më të mira për të luftuar konstipacionin është të nisni ditën me lëngun e domates që stimulon sistemin tretës.

Domatet janë të pasura me fibër dhe nëse lëngun e tyre e konsumoni rregullisht do të zgjidhni problemin e konstipacionit.

Për Shëndetin E Zemrës

Enzimat dhe mineralet tek domatet ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe të pastrojnë qarkullimin e gjakut.

Në këtë mënyrë ato parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Lëngu i domates është efikas edhe për diabetikët sepse mban nën kontroll sheqerin në gjak.

Sistemi Imunitar

Lëngu i domates duhet pirë rregullisht në mëngjes për të forcuar sistemin imunitar.

Domatet janë të pasura me vitaminat C, A B, D dhe K.

Ato përmbajnë gjithashtu antioksidantë, kalium, kalcium, fosfor, hekur dhe sodium.

Kjo e bën këtë lëng ideal për sistemin tuaj mbrojtës.

Për Lëkurën

Lëngu i domates është sinonim i një lëkure të bukur, të pastër dhe rinore.

Antioksidantët tek domatja largojnë papastërtitë dhe e ushqejnë lëkurën duke i dhënë asaj freski dhe rini.

Kundër Dhimbjeve Të Artritit

Lëngu i domates është aq i pasur me vitamina dhe minerale sa rekomandohet të konsumohet edhe kundër dhimbjeve të artritit.

Për të zbutur këto dhimbje, lëngun e domates duhet ta pini çdo ditë.

AgroWeb.org ju këshillon se lëngu i domates duhet të jetë i freskët dhe jo i paketuar që zakonisht është i mbushur me substanca të dëmshme./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME