Categories Lifestyle

Lëngu çudibërës për humbje të shpejtë në peshë

Pas më shumë se njëzet vjetësh punë dhe mënyra të shumta të detoksimit, nutricistja Ann Louise Gittleman përsëri i ka mahnitur të gjithë ata që dëshirojnë një jenë të shëndetshëm. Nutricistja 64 vjeçe, autore e më shumë se 30 librave me këshilla, përfshirë dieta dhe këshilla që organizmit të lodhur, ia kthen vitalitetin, por kësaj radhe ajo ka përpiluar planin e detoksimit që përfshin pijen magjike.

Pija me ngjyrë të kuqe, që për bazë ka lëngun nga boronica e kuqe, xhenxhefili dhe limoni. Mëlçisë tuaj kjo i dhuron frymëmarrje, e pastron nga helmet dhe përmirëson punën e mbarë organizmit. Në fakt, mëlçia është organi më i madh i brendshëm që pastron gjakun, rregullon sheqerin në gjak dhe ndihmon në prodhimin e proteinave.

Ky lëng është i mirë, pasi që mund të aplikoni në jetën e përditshme. Para vetë detoksimit, nevojitet të aplikoni regjimin shtatë ditsh të ushqimit, ku përfshihen më shumë pemë dhe perime, të cilat e pastrojnë zorrën e trashë nga helmet dhe përgatisin mëlçinë nga agjërimi. Dita e tetë është e rezervuar enkas për konsumimin e ujit dhe të pijes magjike.

Përbërësit për lëngun çudibërës:

2 litra lëng nga boronicat e kuqe;

1/2 e lugës kanellë të bluar;

1/4 e lugës xhenxhefil të copëtuar;

1/4 lugë arrë-myshku;

3/4 e gotës lëng të freskët portokall të shtrydhur;

1/4 e gotës lëng limoni.

Përgatitja:

Vloni lëngun nga boronicat e kuqe dhe ulni zjarrin për të shtuar erëzat. Zieni së bashku gjithçka edhe për15 minuta dhe e lini të ftohet në temperaturë të dhomës. Përzieni lëngun nga portokalli dhe limoni. Më pas e ruani në frigorifer. Fshehtësia e lëngut është në lëngun e boronicave të kuqe – antioksidues të fortë, erëzat që zvogëlojnë urinë, si dhe lëngu nga portokalli dhe limoni që është një bombë prej vitaminave. (Kosova Sot)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME