Categories Lifestyle

Lëvozhga e bananes bën mrekulli për këmbët tuaj, ja arsyeja

Kur vjen vera ne lemë mënjanë çizmet dhe këpucët, për të nxjerrë sandalet dhe shapkat. Në këtë mënyrë ne mbajmë të freskët këmbët tona. Por a janë këmbët tuaja gati për verën? Nëse nuk janë, duhet të hani një banane dhe më pas përdorni lëvozhgën në mënyrën që ne do ju tregojmë më poshtë.

Së pari, le të flasim për përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore të bananeve. Ngrënia e dy bananeve në ditë mund të jetë e mirë për shëndetin tuaj. Por mos harroni se ato përmbajnë shumë sheqer, kështu që nëse jeni diabetik duhet të keni kujdes në ngrënien e këtij fruti.

Nëse nuk e keni këtë problem, bananet janë të përshtatshme për ju! Nëse i hani ato në mënyrë të sigurt, do të vini re një rritje të energjisë, për më tepër do të keni dhimbje barku më rrallë dhe më pak probleme me acidet e stomakut, duke përmirësuar kështu tretjen tuaj. Banania lufton aneminë, kështu që nëse keni mungesë hekuri, është ide e mirë të filloni të hani banane.

Këmbët tuaja nuk e kanë parë diellin për shumë kohë dhe me siguri do donit që tani që po vjen vera të duken më të bukura në sanalet tuaja. Lëkura e bananes i bën këmbët tuaja më të buta dhe të lëmuara se kurrë sepse mban aminoacide dhe vitamina.

Ja se si ta bëni! Merrni lëvozhgën e bananes dhe fërkojini thembrat tuaja me pjesën e brendshme. Të gjithë përbërësit zbutës dhe ushqyes do të thithen nga thembra e këmbëve. Pasi e lini disa kohë të thahet,  shpëlani këmbët me ujë të ngrohtë dhe sode buke. Më në fund, përdorni një krem të këndshëm të trupit në këmbë dhe vishni çorape të pastra dhe të thata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME