Categories Lifestyle

Mbledhjet zëvendësohen me Zoom, punonjësit nuk menaxhojnë dot kohën

Lindita punon në një institucion ndërkombëtar në Tiranë. Që prej fillimit të pandemisë rutina e saj e përditshme ndryshoi. Puna nga zyra ia la vendin asaj në shtëpi. Por, ndonëse në pamje të parë kjo mund të rezultonte më praktike, faktikisht ndodhi e kundërta. Mbledhjet online në platformën zoom ishin shumë të shpeshta dhe në çfarëdolloj ore, edhe jahstë orarit zyrtar të punës, duke e bërë shumë të vështirë menaxhimin e kohës.

Shumë mbledhje nga sipërmarrjet në vend, diskutime, apo trajnime tashmë po kryhen në platforma online, ashtu siç po ndodh në të gjithë botën. Kërkuesit e Stanford University të Silicon Valley konfirmuan atë që miliona punonjës në distancë tashmë e dinin: “Lodhja nga Zoom” (Zoom fatigue) shkakton stres më të madh se një takim në jetën reale për shkak të “mbingarkesës joverbale” të videothirrjeve të pafundme.

Një studim i Jeremy Bailenson, profesor i komunikimit dhe drejtor themelues në Stanford Virtual Human Interaction Lab, zbuloi se shkaqet në bazë të lodhjes prej Zoom përfshijnë “një sasi të tepërt të shikimeve nga afër” dhe “një rritje të vlerësimit të shikimit të videos së vetes”.

“Përdoruesit e Zoom po e shohin profilin e vetes me një frekuencë dhe kohëzgjatje që nuk është vënë re më parë në historinë e medias – dhe me shumë gjasa në historinë e njerëzve” – shkruan Bailenson. Disa nga këto probleme mund të zgjidhen me “ndryshime të vogla” në ndërfaqjen e përdoruesit të Zoom – këshillon ai, si për shembull duke fshehur automatikisht dritaren “selfie” që shfaq përdoruesin pas sekondave të para të një thirrje.

Kërkimi i Stanford thekson peshën mendore të të qenët i detyruar të ulesh përballë një telekamere dhe të fiksosh ekranet me fytyra – duke përfshirë edhe tonën. “Në Zoom, sjellja e rezervuar zakonisht për marrëdhënie të ngushta – të tilla si një kohë e gjatë e shikimit drejtpërdrejt dhe fytyrave që shihen nga afër – papritmas është bërë mënyra se si ne bashkëveprojmë me të njohurit e rastit, kolegë madje dhe njerëz të huaj”, shkroi Bailenson.

Artikulli i Bailenson, i publikuar në Technology, Mind, and Behavior, u prezantua në Stanford si “artikulli i parë i rishikuar që analizon në mënyrë sistematike lodhjen e Zoom nga një perspektivë psikologjike”. Ai shoqërohet nga një studim i veçantë, që nuk i është nënshtruar ende një rishikimi që përdor shkallën “Lodhja dhe Sfilitja nga Zoom” (Zoom Exhaustion and Fatigue) për të matur ndikimin.

Pasi mijëra persona plotësuan një pyetësor, Bailenson tha se kishte “një arsye të fortë teorike për të parashikuar” se gratë ishin më të prekura se burrat, duke parë video të vetes gjithë ditën. Tashmë, miliona punonjës të dijes në botë kanë kaluar pjesën më të madhe të vitit në dhoma gjumi dhe ‘zyra’ të përshtatura në shtëpi, me pandeminë dhe mbylljen e detyruar të zyrave. Si rezultat, aplikacionet e videokonferencave si Zoom, Microsoft Teams dhe Google Meet kanë shënuar bum.

Çmimi i aksioneve të Zoom thuajse u katërfishua në vitin e fundit, me vlerën në treg që është rritur më shumë se 100 miliardë dollarë. Bailenson tha se Zoom është “i mrekullueshëm” dhe “funksionon në mënyrë fantastike” por është shndërruar në një “thes boksi” për shumë punonjës të frustruar. “Ne nuk mund të kontrollojmë shumë gjëra në jetën tonë, por mund të ulërasim në lidhje me Zoom” – tha ai në një intervistë me “Financial Times”.

Ai pohoi se problemet e lodhjes që shkakton Zoom ishin të papërfillshme krahasuar me rrezikun e përditshëm me të cilin përballen personeli mjekësor në spitalet e mbingarkuar. Edhe në vendet e zhvilluara, miliona njerëz nuk kanë akses në lidhje të besueshme me brez të gjerë dhe shumë nuk mund t’i përballojnë pajisjet (hardware) e nevojshme për të bërë videothirrje.

Megjithatë, kërkimi i Stanford thekson peshën mendore të të qenët i detyruar të ulesh përballë një telekamere dhe të fiksosh ekranet me fytyra – duke përfshirë edhe tonën. “Në Zoom, sjellja e rezervuar zakonisht për marrëdhënie të ngushta – të tilla si një kohë e gjatë e shikimit drejtpërdrejt dhe fytyrave që shihen nga afër – papritmas është bërë mënyra se si ne bashkëveprojmë me të njohurit e rastit, kolegë madje dhe njerëz të huaj”, shkroi Bailenson. Kërkuesi tha se është përpjekur të flasë me Zoom për gjetjet e tij, por “është ende duke pritur për caktimin e takimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME