Categories Lifestyle

Mëngjesi i shëndetshëm ndikon në veshka

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë. Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe.

Hani frutat dhe perimet e duhura Nëse vuani nga veshkat, atëherë duhet të tregoni kujdes me nivelet e kaliumit në trup. Pjeshkët, dardhat, frutat e pyllit, mollët, qershitë, ananasi, shalqini, specat, qepët, brokoli janë ushqime të mira për veshkat që mund t’i hani në mëngjes. Në mëngjes nuk duhet të hani domate, patate, banane dhe lëng portokalli.

Kujdes me proteinën Nivelet e larta të proteinës shkaktojnë një barrë të rëndë për veshkat dhe mund të nxisin akumulimin e dëmshëm të tyre në gjak. Nëpërmjet mjekut ju mund të përcaktoni një meny të shëndetshme e të kujdesshme me përmbajtje të ulët proteine. Mëngjeset me nivele të ulëta të proteinës përfshijnë: fruta, perime, drithëra, tërshërë dhe petulla me drith të plotë.

Hiqni dorë nga kripa Ushqimet e pasura me kripë kontribuojnë në sëmundjet e veshkave dhe këto të fundit e kanë të vështirë të përpunojnë dhe filtrojnë sasitë e mëdha të kripës. Ekspertët këshillojnë që mëngjesin ta nisni me një vakt pa kripë ku mund të hani fruta, perime, vezë të ziera fort dhe drithëra. Në mëngjes nuk duhet të hani salçice ose sallam sepse përmbajnë shumë kripë.

Disa rekomandime Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga veshkat të konsumojnë në mëngjes një nga alternativat e mëposhtme: Një tas me tërshërë të pasur me hekur, Fruta të freskëta si mollë, dardha dhe pjeshkë, Një panine me bukë gruri dhe një vezë të zier fort, të shoqëruar me një filxhan me fruta pylli. Nëse bëni krepa në shtëpi, bëjini me miellin e drithit të plotë dhe shoqërojini ato me fruta të freskëta e jo shurup.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME