Categories Lifestyle

Mënyra më e lehtë të shpëtoni nga rënia e flokëve

Rënia e flokëve është një proces shumë normal që prek pothuaj çdo njeri, por nëse vini re se po humbni gjithmonë e më shumë flokë duhet t’i kushtoni rëndësinë e duhur.

Sipas ekspertëve të shëndetit rënia e flokëve është e lidhur me faktorë të tillë si dietat drastike, shtatzënia, menopauza, përdorimi i tepruar i piastrës dhe tharëses së flokëve, lyerja e shpeshtë dhe ekspozimi ndaj produkteve stiluese që kanë përmbajtje kimike, çrregullimet e të ngrënit, përdorimi i medikamenteve të caktuara, stresi dhe çrregullimet hormonale. Si pasojë ndiheni më të plogësht, të lodhur dhe mund të shfaqni probleme me humorin.

Sot do ju prezantojmë një trajtim natyral i cili parandalon rënien e flokëve dhe përshpejton rritjen e flokëve të rinj. Së pasi duhet të blini një shampo me pH (Pehash) neutral ose thjesht përdorni një shampo për bebe. Zgjedhja e llojit apo markës është në dorën tuaj. Për këtë trajtim ju duhen 10 pika vaj esencial rozmarine ose vaj limoni dhe 2-3 kapsula vitaminë E.

Vaji i rozmarinës është një ndër vajërat bimorë më të mirë që mund të përdorni pasi nxit qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, çka ndikon në forcimin e flokëve. Nëse nuk keni mundësi të gjeni vaj rozmarine, mund ta zëvendësoni me vaj limoni , i cili shquhet për vetitë e tij antiseptike dhe ju jep flokëve butësi dhe shkëlqim. Pasi keni shtuar përkatësisht nga dy lugë gjelle me vaj rozmarine ose vaj limoni, shtoni në shampo dy kapsula vitaminë E dhe tundeni.

Vitamina E është e shkëlqyer pasi parandalon rënien e flokëve dhe i forcon ato. Kjo shampo duhet përdorur çdo dy ditë. Aplikojeni mbi flokë të lagur dhe masazhojeni për 10-15 minuta. Më pas shpëlani kokën me ujë të ftohtë, living. Brenda disa ditëve do të vini re ndryshimet e para dhe do të mbeteni të kënaqura si kurrherë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME