Categories Lifestyle

Ministria e Shëndetësisë sqaron nëse nëna me covid mund të ushqejë fëmijën

Në javën botërore të ushqyerjes me gji, Ministria e Shëndetësisë ka bërë një sqarim për nënat e infektuara duke publikuar disa këshilla se si duhet të veprojnë ato gjatë ushqyerjes me gji të fëmijës.

“Java botërore e ushqyerjes me gji. Ushqyerja me gji përmirëson mbijetesën e foshnjës, siguron shëndet gjatë gjithë jetës dhe ka avantazhe të padiskutueshme në zhvillimin e fëmijës. Ushqyerja me gji përmirëson gjithashtu shëndetin e nënave duke i mbrojtur ato nga disa semundje. Gratë me COVID gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.
Ato duhet:

-Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli; -Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben; -Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe; -Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura.

Nuk duhet shmangur ose ndaluar ushqyerjen me gji, ndaj një grua me COVID duhet të mbështetet për: -Ushqyerjen e sigurt me gji -Mbajtjen e të porsalindurit të saj në kontakt me lëkurën -Mbajtjen e fëmijës afër saj në të njëjtën dhomë”, thotë MSH.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME