Categories Lifestyle

Mjaltë, shegë, limon dhe xhenxhefil, shurupi më i mirë për imunitetin

Sistemi imunitar ka nevojë për të gjithë mbështetjen e mundshme që të përballojë me sukses sfidat dimërore siç janë gripi dhe e ftohura. Mbështetja për sistemin imunitar mund të tingëllojë si një mision i vështirë, por nuk ka përse të jetë i tillë.

Imuniteti i njeriut ka nevojë për vitamina, minerale e antioksidantë, të cilat për fat të mirë mund t’i gjeni krejt lehtë nëpër frutat dhe perimet e stinës. Duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni formulën e një shurupi fantastik për imunitetin.

Bëhet fjalë për kombinimin fuqiplotë të shegës, mjaltit, xhenxhefilit dhe limonit në një shurup të vetëm. Të jemi të qartë, ky shurup nuk bën dot magji nëse ju ushqeheni gjithë kohës me produkte të përpunuara dhe të shpejta. Shurupi i mëposhtëm duhet të jetë një pjesë thelbësore e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Përbërësit:
100 ml lëng shege

Përgatitja:
Shtrydheni shegën dhe limonin.

Lëngjet hidhini në një kavanoz.

Grini xhenxhefilin dhe grimcat e tij hidhini në një napë.

Shtrydheni lëngun dhe hidheni në kavanoz.

Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjitha lëngjet mirë. Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që çdo mëngjes të merrni një lugë gjelle nga shurupi, ta tresni në ujë dhe ta pini me stomak bosh çdo mëngjes për 1 ose 2 javë. Këtë kurë mund ta shfrytëzoni në çdo stinë, ose të paktën dy herë në vit. Këshilla të Tjera Për Mbrojtjen e Imunitetit Krahas këtij shurupi, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të merrni hapat e mëposhtëm:

Hani sa më pak ushqime të përpunuara, të shpejta e të skuqura Hiqni dorë nga ëmbëlsuesit natyralë, Kufizoni konsumin e produkteve shtazore Rrisni konsumin e frutave, perimeve, drithërave, legumeve, farave, Pini më shumë ujë dhe çajra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

A e dini arsyen pse teshtini shumë herë radhazi?

Teshtimat janë metoda e trupit për nxjerrjen e irrituesve si pluhuri, poleni ose mikrobet nga…

LEXO ME SHUME