Categories Lifestyle

Mjalti si Aleat i Bukurisë – Mënyrat e Përdorimit në Lëkurë dhe Flokë

Mjalti është një nga ushqimet më të veçanta të natyrës. Aq shumë delikat, i pasur në vlera dhe i shijshëm sa nuk mund të gjesh një produkt tjetër zëvëndësues. Përtej namit të shijes së mirë, me siguri keni dëgjuar edhe për vlerat që ai i dhuron organizmit si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Në këtë artikull do të tregojmë se si ky produkt mund të jetë i dobishëm për të zgjidhur një sërë problemesh bukurie. Ndiqni mëposhtë të gjitha këshillat e AgroWeb pëw të rrezatuar me mjaltin si produkt kryesor në përkujdesin ndaj vetes.

Mjalti për buzë të thata Nëse vuani nga buzët e thata gjatë të nxehtit të verës apo të ftohtit të dimrit, kthejini sytë nga ky produkt. Pastroni mire zonën e buzëve me pak mjaltë dhe sheqer të përzier duke e aplikuar mbi lëkurë me lëvizje rrethore. Pasi t’i lani buzët lyejeni me pak mjaltë dhe mbajeni atë përgjatë natës. Kjo do t’ju ndihmojë pa masë për buzë të buta e të shëndetëshme.

Kundër akneve, Aknet janë një problem që mjalti e zgjidh shumë lehtë, pasi ka veti antinflamatore. Në zonën ku janë shfaqur aknet aplikoni pak mjaltë dhe kanellë dhe mbajeni 30 minuta gjatë ditës. Kjo për lëkurën do të funksionojë si antibiotik natyral dhe do të largjë çdo papastërti.

Për shëndetin e flokëve, Majat dyshe në flokë nuk janë aspak të pëlqyeshme dhe të vështira për t’u trajtuar. Hiqini qafe lehtë duke përdorur një përzierje mjalti dhe vaji ulliri. Vendoseni atë në majat e flokëve tuaj përgjatë natës ose për disa orë e më pas lajini ato si zakonisht.
Do të shikoni që flokët do të duken më të shëndetëshme kohë pas kohe.

Lëkurë që shkëlqen,  Në një enë të thellë përzieni 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë aloe vera.
Masën aplikojeni mbi fytyrë dhe mbajeni përgjatë natës.

Kundër pikave të zeza, Mjafton të përzieni pak mjaltë dhe limon dhe ta vendosni në zonën problematike. Mbajeni gjatë natës dhe fytyra juaj në mëngjes do t’ju falenderojë./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME