Categories Lifestyle

Mos iu ndani pjeprit, ja avantazhet e këtij fruti dhe farave të saj

Pjepri është një nga frutet e verës dhe ekspertët këshillojnë që të mos iu ndani, sidomos farave të saj. Farat e pjeprit janë të mbushura me ushqyese dhe kur thahen mund të konsumohen si një ushqim i shpejtë dhe shoqërues i pijeve të ndryshme.

Farat nuk kanë aromë, por shija e tyre të kujton ëmbëlsinë e arrave. Farat e thata përdoren në pjekje, sallata, konfeta dhe pije, ato janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina.

Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm. Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E.

Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin. Farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit. Këto minerale ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut, forcimin e kockave dhe mbajtjen larg të diabetit.

Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët. Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve. Sipas të dhënavefarat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës. Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera.

Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë. Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.

Nëse farat i grini në një mikser dhe formoni me to një pastë të mirëfilltë të cilën më pas e aplikoni në pjesën e ballit, do të vëreni se do të jeni më pak të stresuar dhe do të keni më pak dhembje koke. Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira.

Këto fara rekomandohen të përdoren për të mbrojtur shëndetin e veshkave. Farat mund t’i hani të freskëta duke i përfshirë në sallata perimesh apo frutash. Ato mund t’i thani ose t’i përfshini në lëngje dhe supa sepse ofrojnë trashësinë dhe ëmbëlsinë e duhur./Agroweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME