Categories Bota, Lifestyle

Mos u bëj ku*vë, laj, pastro, gatuaj.. mos vish tuta (VIDEO-MESAZHI)

“Sillu si grua, thanë ata. Fundin e ke shumë të shkurtër.

Këmisha është shumë e zb ërthyer. Pantallonat i ke të ngushta. Mos trego shumë lëkurë. Mos i trego kofshët. Mos e zbulo gjo ksin. Mos trego dekoltenë. Mos i trego të brendshmet. Mos zbulo supet. Mbulohu. Lëri diçka imagjinatës. Vishu thjesht. Mos ji joshëse. Burrat nuk e kontrollojnë veten. Burrat kanë nevoja. Dukesh shumë e veshur. Zbulohu pak. Trego pak lëkurë. Duku se ksi. Duku joshëse. Mos u bëj provokuese. Vetë po e kërkon. Vishu me të zeza. Vish taka. Je shumë e veshur. Je shumë e zhv eshur. Mos vish tuta, dukesh sikur ke lënë veten pas dore.

Sillu si grua, thanë ata. Mos u shëndosh. Mos qëndro shumë e dobët. Ha. Mjaft hëngre kaq shumë. Mos ha kaq shpejt. Porosit një sallatë. Mos konsumo karbohidrate. Mos ha ëmbëlsirë. Të duhet të humbasësh peshë. Fillo dietën. Shiko çfarë ha. Ha selino. Pi shumë ujë. Duhet të të bëjnë këto xhinset. Oh Zot, dukesh si skelet. Pse nuk ha? Dukesh e sëmurë. Ha një hamburger. Burrat pëlqejnë gratë me tule.

Sillu si grua, thanë ata. Depilo trupin. Depilo këmbët. Depilo sqetullat. Depilo zonën e bikinit. Hiq pushin e fytyrës. Depilo krahët. Pastro qimet e vetullave. Hiq mustaqet. Zbarth këtë. Zbarth atë. Zbardh lëkurën. Nxi lëkurën. Fshi shenjat. Mbulo strijat. Bëj muskuj barku. Fry buzët. Bëj botoks për rrudhat. Hiq dhjamin e barkut. Tonifiko kofshët. Bëj gjo ksin. Duku natyrale. Ji vetvetja. Qëndo e sigurt. Po përpiqesh shumë. Dukesh sikur po e tepron. Burrat nuk i pëlqejnë vajzat që përpiqen shumë.

Sillu si grua, thanë ata. Vendos make up. Vendos korrektor. Konturo hundën. Thekso mollëzat. Lyej vetullat. Zgjat qerpikët. Lyej buzët. Pudër, blush, bronze, highlighter. Flokët i ke shumë të gjatë. Flokët i ke shumë të shkurtër. Majat e flokëve janë dëmtuar. Thekso ngjyrën. Duken rrënjët. Jo blu, bluja nuk është natyrale. Po thinjesh. Dukesh e vjetër. Duku më e re. Duku e freskët. Duku sikur s’plakesh kurrë. Mos u vjetëro. E vjetra është e shëmtuar. Burrat nuk e pëlqejnë të shëmtuarën.

Sillu si grua, thanë ata. Kujdesu për veten. Ji e pastër. Qëndro e vi rgjër. Mos fol për se ksin. Mos flirto. Mos u bëj ku rvë. Mos fol rreth e rrotull. Mos e humb dinjitetin. Mos bëj se ks me shumë burra. Mos e dhuro veten. Burrat nuk i pëlqejnë vajzat e këqija. Mos ju mendjemadhe. Kënaqu pak. Qesh më shumë. Kënaqi burrat. Merr eksperiencë. Ji sensuale. Ji e pafajshme. Fol pisët. Bëhu seksi. Bëhu e lezetshme. Mos u bëj si të tjerat.

Sillu si grua, thanë ata. Mos fol me zë të lartë. Mos fol shumë. Mos merr hapësirë. Mos u ul kështu. Mos qëndro ashtu. Mos u frikëso, pse je kaq e mjerë? Mos u sill si bu shtër. Mos bëj si shefe. Mos e tepro. Mos u bëj shumë emocionale. Mos qaj. Mos bërtit. Mos qëndro pasive. Bindu. Duro dhimbjen. Mos u anko. Nxit egon e tij. Bëje që të bjerë në dashuri me ty. Burrat duan çfarë nuk mund ta kenë. Mos e dhuro veten. Bëje atë që të punojë për ty. Burrat i pëlqejnë sfidat. Pastroji rrobat. Gatuaji për drekë. Bëje të lumtur. Këtë duhet të bëjë një grua. Do të jesh një bashkëshorte e mirë një ditë. Merr mbiemrin e tij. Feministe e çmendur. Bëj fëmijë. Nuk do fëmijë? Do të duash një ditë. Duhet të ndryshosh mendje.

Sillu si grua, thanë ata. Mos u përdhuno. Mbroje veten. Mos pi shumë. Mos ec vetëm. Mos dil natën vonë. Mos u vish ashtu. Mos u zbulo shumë. Mos pi. Merr dikë me vete. Ec atje ku ka ndriçim. Qëndro në rrugë të sigurta. Trego ku po shkon. Merr sprucues për rast rreziku. Përdor çelësat si armë për mbrojtje. Bëj kurs për t’u vetëmbrojtur. Mbyll mirë dyert. Mos dil vetëm. Mos i shih njerëzit në sy. Mos tërhiq vëmendjen. Mos puno vonë. Mos bëj shaka. Mos u qesh të panjohurve. Mos dil natën. Mos i beso askujt. Mos thuaj po. Mos thuaj jo.

Thjesht sillu si grua, thanë ata.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME