Categories Lifestyle

Mund të dobësoheni dhe pa dietë, ndiqni hapat e mëposhtëm

Për t’u dobësuar ndonjëherë nuk është e nevojshme të mbajmë dieta drastike duke vuajtur për ditë të tëra. Konsumimi i rregullt i ushqimeve me pak kalori si perimeve apo pemëve për një kohë të gjatë do të na ndihmonte vërtet. Ja se çfarë duhet të respektoni më konkretisht:

– Llogarisni kaloritë: Për të mbajtur një peshë të caktuar, në mënyrë që të mos ju ndryshojë herë pas here, është e nevojshme të ushqeheni me produktet të cilat nuk kanë shumë kalori.

Për shembull lëngu i limonit është i mrekullueshëm pasi është i pasur me vitaminë C. Është mirë që limoni të jetë përbërës në çdo sallatë sidomos në atë të gjelbër, pasi jo vetëm i jep një shije të mirë por është zëvendësues i shumë frutave të tjera që do ishin të nevojshme. Përsa i përket vajit përdorni vajra të perimeve, siç është vaji i ullirit. Edhe kosi pa yndyrë është i rekomandueshëm për një mëngjes të lehtë ose një vakt para darkës. Përmban shumë proteina, kalcium, dhe pak zink.

– Në vend të çajit: Zakonisht dëshirojmë të pimë një çaj pas një vakti kryesisht të bollshëm. Por dietologët sugjerojnë se nuk duhet pirë pas një vakti. Ndaj do ishte më mirë të zëvendësonit çajin me sheqer, me çaj ose ujë të zier që do të shoqërohej nga lule bimore si mente, apo kamomil. Kjo lloj pije do t’ju ndihmojë t’ju tresë më shpejt, t’ju lehtësojë dhe largojë nepsin e fortë për ëmbëlsira. Ju mund të pini çaj bimor tridhjetë minuta pas një vakti në çdo pjesë të ditës, veçanërisht pas drekës.

– Produktet subkalorike: Trangulli i freskët është një kampion i vërtetë përsa i përket produkteve subkalorike. Ai përmban më pak se 12 kalori në 100 gramë. Mos e humbni shansin e konsumimit të trangullit të freskët në dietën tuaj, veçanërisht në verë.

Është ushqimi ideal për ata të cilët duan të reduktojnë kilogramë. Po aq e mirë është edhe lakra apo sallata e gjelbër. Një nga avantazhet që këto perime kanë është se zvogëlojnë ndjenjën e urisë duke thithur edhe lëngjet e organizmit. Nëse ju pëlqen djathi, sugjerohet më tepër ai i presuari dhe i përpunuari pasi ka më pak kalori. Gjithashtu përdorni më pak kripë pasi vetëm në këtë mënyrë organizmi nuk do të prodhojë shumë lëngje për ta asimiluar.

– Supa: Gjella më e përshtatshme që dietologët kanë sugjeruar herë pas here mbetet supa. Sigurisht bëhet fjalë për supë vegjetariane, e gatuar vetëm me perime si dhe ajo me mish pa dhjamë. Një nga cilësitë më të rëndësishme të supës është se ajo e mbush stomakun duke krijuar ndjesinë e ngopjes. Mos harroni t’i shtoni supës edhe kopër, majdanoz, apo erëza të stinës për t?i dhënë asaj shijen pikante karakteristike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME