Categories Lifestyle

Ndiqni këto veprime nëse telefoni juaj është lagur dhe nuk ndizet

Nëse e keni lagur telefonin tuaj në shi, e keni hedhur në ujë ose keni derdhur lëng mbi të, nuk jeni i vetmi. Një studim sugjeron që 25% e përdoruesve të telefonave të mençur e kanë dëmtuar telefonin e tyre me  një ose ndonjë lloj tjetër lëngu. Siç edhe dihet, depërtimi i lëngjeve në një telefoni të mençur mund të ndikojë në pajisje në disa mënyra.

Mund të çojë në: foto të paqarta, audio e zhurmshme, ose fare audio, një paaftësi për tu karikuar, ndryshkja e pjesëve të brendshme, ose një fund total për të gjithë funksionalitetin. Dhe ndërsa telefonat e rinj reklamohen si “rezistent ndaj ujit”, kjo nuk do të thotë që ata janë të papërshkueshëm nga uji, ose plotësisht të imunizuar ndaj ujit.

Sidoqoftë, rezistenca ndaj ujit nënkupton që pajisja mund të trajtojë disa ekspozime ndaj ujit para se të ndodhë dëmtimi thelbësor. Kështu, ekspozimi ndaj ujit është diçka që prodhuesit e kanë në mendje kur projektojnë telefonat.

Por çfarë duhet bërë nëse ndodh një gjë e tillë? Fikni pajisjen menjëherë dhe mos shtypni asnjë buton. Fshijeni telefonin me “peshqir letre” ose një leckë të butë. Shkundni butësisht pajisjen për të hequr ujin nga portat e karikimit, por shmangni tundjen e fortë pasi kjo mund të përhapë më tej lëngun brenda.

Hiqni kartën SIM. Përdorni një pastrues ajri të kompresuar për të fryrë ujin nëse keni një të tillë. Shmangni përdorimin e një tharëse të nxehtë pasi nxehtësia mund të shkatërrojë pjesët prej plastike dhe të dëmtojë ekranin.

Thani telefonin (dhe posaçërisht portat) para një ventilatori. Lëreni telefonin tuaj në një enë hermetike të mbushur me pako xhel silicë (ato pako të vogla që merrni brenda këpucëve dhe çantave të reja), ose një agjent tjetër tharës. Këto ndihmojnë në thithjen e lagështisë.

Mos e karikoni telefonin derisa të jeni i sigurt se është tharë. Karikimi i një pajisje me lëng ende brenda saj, ose në porte, mund të shkaktojë dëme të mëtejshme. Apple sugjeron të presësh të paktën pesë orë sapo një telefon të shfaqet i thatë përpara se ta karikosh. Nëse hapat e mësipërm nuk ndihmojnë dhe jeni akoma i mbërthyer me një pajisje në dukje të vdekur, mos u përpiqni ta hapni vetë telefonin. Më mirë ta çojeni te një profesionist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME