Categories Lifestyle

”Ndonjëherë është kaq e vështirë’’, njihuni me vajzën që refuzon të dalë me meshkuj sepse ka frikë se i zbulojnë ”sekretin”

Abigail Collins është emri i vajzës e cila prej shumë vitesh shpenzon dy orë përpara pasqyrës duke bërë make up.

Kjo sepse fytyra e saj është e mbushur me akne. Studentja tregon se qëkur ishte në moshë të vogël, ajo është përballur me tallje nga shokët dhe shoqet e saj sepse ka shumë akne.

Kur, ajo nisi të shkonte në fakultet fitoi besim në vetvete dhe vendosi që të mos bënte më shumë grim.

Por edhe pse mori këtë vend të rëndësishëm ajo refuzon të dalë me meshkujt, pasi ka frikë se ata do ta paragjykojnë.

Ajo ka thënë:

Unë nuk dal me një mashkull, pasi nuk dua që ai të mendojë se jam dikush tjetër, kur të shikojë fytyrën time pa grim. Dua të jem e sinqertë me atë. Ndonjëherë është kaq e vështirë që dikush të më kuptojë dhe të më pranojë.’’
Aknet që ajo ka në fytyrë u përkeqësuan më shumë kur ajo ishte adoleshente. Abigail ka treguar se edhe ata që ajo i konsideronte miq e kanë përdorur shpesh herë kundra problemin e saj.

Tashmë që ajo është në vitin e dytë të studimeve në Universitetin e Skocisë, Abigail rrallë herë përdor make up në universitet, vetëm në rastet kur del me miqtë në darkë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME