Categories Lifestyle

Nëse i bëni këto gjëra, jeni person inteligjent

Njerëzit zakonisht thonë se njerëzit inteligjent janë persona me fat sepse kanë lindur më këtë dhunti por kjo nuk është gjithmonë e vërtet. Inteligjenca mund të jetë e trashëguar por edhe e fituar. Sipas ekspertëve, ambienti përreth jush mundet të ju ndikojnë tejet shumë në aftësitë e trurit tuaj dhe në mënyrën se si punoni. Sido që të jetë, është vëzhguar se njerëzit inteligjent tregojnë të njëjtat sjellje dhe kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Këtu i gjeni disa prej gjërave që njerëzit inteligjent i bëjnë, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Merren më punët e veta dhe jo me të tjerët

T’i gjykoni të tjerët dhe të bëni thashetheme janë gjëra të cilat njerëzit inteligjent i injorojnë. Ata nuk gjykojnë dhe nuk shqetësohen asnjëherë se çfarë po ndodh me jetën e të tjerëve. Në fakt, sipas studimeve të fundit njerëzit inteligjent janë më të lumtur kur janë vetëm në mënyrë që të i bëjnë gjërat e tyre vetëm pa u shqetësuar për të tjera gjëra.

Kanë shumë sens të humorit

Një person që është në gjendje të kthej çdo gjë në humor dhe të i bëjë të tjerët të qeshin nuk është asgjë tjetër përveç se një shenjë e inteligjencës. Kërkohen aftësi kreative që të gjehet humor në çdo ditë të jetës.

Flasin me vetën e tyre

Hulumtuesit kanë gjetur se se njerëzit të cilët flasin me veten, në kokën e tyre apo edhe me ze, janë më shumë inteligjent sesa ata që nuk flasin. Të flisni me vetën bënë që truri juaj të bëhet më i mprehtë, të rritni kujtesën dhe ju ndihmon të organizoni mendimet e juaja.

Dëgjojnë muzikë shumë shpesh

Të gjithë dëgjojnë muzikë, por ata që i shihni shumë shpesh me kufje në vesh janë më inteligjent. Në një studim të tanishëm, është gjetur se jo vetëm njerëzit që dinë të luajnë një instrument muzikorë kanë një nivel më të lart të inteligjencës, por edhe ata të cilët dëgjojnë muzikë gjatë tërë kohës janë posedojnë po ashtu këtë aftësi.

Ata punojnë në mënyrë të mençur, jo të vështirë

E kundërt me atë që besohet, njerëzit inteligjent nuk mësojnë apo punojnë gjatë tërë kohës. Në fakt, ata janë shumë dembel dhe për shkak të kësaj arsye, ata mundohen të gjejnë mënyrën më të lehtë për t’i përfunduar detyrat e tyre pa punuar shumë, transmeton më tutje lajmi.net.

Ata gjithmonë janë duke kërkuar për përgjigje

Mendjet inteligjente janë gjithmonë kurioze. Ata gjithmonë janë duke kërkuar përgjigje  dhe duke eksploruar mistere.

Ata i pranojnë gabimet e tyre

Të pranoni gabimet e juaja është një aftësi që njerëzit inteligjent e kanë dhe që mundohen të mësojnë nga gabimet e tyre.

Ata hanë çokolladë

Ju që e dashuroni çokolladën tuaj, është koha të shkëlqeni. Sipas një studimi, të hani çokolladë rregullisht e përmirëson funksionimin e trurit, dhe si rezultat ju bënë më të mprehtë dhe më të mençur.

Nuk flasin shumë

Njerëzit inteligjentë nuk bëhën pjesë e shumë bisedave. Ata dëshirojnë të i mbajnë gjërat për vete pasi që janë të rrethuar nga mendimet e tyre. Është vëzhguar se njerëzit të cilët flasin më pas janë më inteligjent.

Arsyet janë këto:

Janë shumë të logjikshëm për të mbajtur një bisedë kur nuk i sjell asnjë përfitime nuk ju intereson. Më mirë dëshirojnë të bëjnë diçka produktive sesa të bëjnë thashetheme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME