Lifestyle

Nëse vuani nga reumatizma, duhet të konsumoni vazhdimisht këto ushqime

Reumatizma, dhimbja e kockave është një sëmundje kronike që nuk ka shërim, vetëm mbajtja në kontroll që të mos përkeqësohet situata. Në listën e këshillave, mjekët specialist të kësaj fushe tregojnë ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj, nëse vuani nga kjo sëmundje.

Duke e nisur me mëngjesin, mjekët tregojnë se mëngjesi i shëndetshëm është me drithëra, si tërshëra, arrorët dhe farat. Një regjim ushqimor i pasur me fibër mund të ketë një ndikim shumë pozitiv kundër sëmundjeve që prekin gjymtyrët dhe indet.

Fibrat, tregojnë mjekët, përmirëson florën bakteriale, e cila ndihmon metabolizmin dhe përmirëson të gjithë sistemin imunitar.

Shumë prej baktereve që gjenden në stomak, përmirësojnë tretjen, japin më shumë energji dhe kanë efekt qetësues ndaj reagimeve inflamatore. Acidet yndyrore të ngopura që prodhohen në stomak, gjenden edhe brenda lëngjeve që përshkruajnë gjymtyrët.

Në listën e ushqimeve që mbajnë nën kontroll këtë sëmundje janë edhe frutat, bishtajoret, erëzat, barishtet dhe vajrat. Në listën e frutave futen kumbullat, qitro, rrushi, boronicat, banania, shega, mango, pjeshka dhe molla.

Por, vizita tek mjeku do ju tregojë më shumë, duke marrë parasysh alergjitë dhe reaksionet që secili ushqim mund t’ju bëjë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: