Categories Lifestyle

Nga dashuria tek paratë, horoskopi i vitit 2020 për Ujorin dhe Peshqit

Nga dashuria tek paratë, horoskopi i vitit 2020 për Ujorin dhe Peshqit

Ujori
Ngjarjet më të rëndësishme

Punuat fort vitin e kaluar, por ky vit do të jetë më i lehtë dhe më qejf. Mund të bëni miq të rinj dhe lidhjet tuaja do të jenë shumë të forta. Më 7 nëntor 2018, Jupiteri u shprëngul në shenjën e Shigjetarit ku do të qëndrojë deri më 2 dhjetor dhe do të vizitojë shtëpinë tuaj të të miqësive, shpresave dhe dëshirave. Këtë vit do të realizoni një ëndërr.

Dashuria

Eklipset e këtij viti do të testojnë forcën dhe durimin e një marrëdhënieje të ngushtë në të cilën jeni të përkushtuar për momentin, qoftë romantike ose profesionale. Deri më tani, e dini kush ju qëndron besnik dhe kush jo.

Jeta sociale

Do të shihni qartë karakterin e vërtetë të një personi pranë jush, dhe ky zbulim do të jetë ose shumë pozitiv ose krejt e kundërta. Këtë vit do të dilni, përshëndesni e njihni njerëz të rinj por këta miq të rinj, me siguri do të kenë të shkuara të ndryshme nga tuajat dhe ju do ta shijoni diversitetin që do t’ju sjellin në jetë.

Të ardhurat

Më 28 qershor do të lëvdoheni e do të reklamoheni nga një person i rëndësishëm ose do të merrni një ofertë pune nga një kompani konkurrente. Mund t’ju ofrohet një pozicion i ri ose një rritje rroge gjatë tetorit, por kini kujdes nga Mërkuri në prapavijë. Mos firmosni asgjë për sa kohë Mërkuri është në prapavijë, pasi rezultati s’do të jetë i dëshiruari.

Peshqit
Ngjarjet më të rëndësishme

Me të nisur 2020-a, Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit, do t’ju ndihmojë që të nxirrni në pah talentet tuaja dhe të aftësoheni në fushën e komunikimit në të gjitha format. Jupiteri do të jetë te Shigjetari dhe do të ndikojë të shtëpia dhe familja. Edhe pse duket si një vit i ngarkuar, do të keni mjaftueshëm kohë për qejf dhe dashuri dhe në të njëjtën kohë do të udhëtoni për shumë arsye.

Dashuria

Do të keni dy periudha speciale. Nëse jeni single, koha më e mirë për të gjetur dashurinë është në fillim të shkurtit. Shkurti gjithashtu do të jenë muaj i mbarë edhe për ata që janë në një lidhje, sidomos datat afër festës së Shën Valentinit.

Të ardhurat

Do të jeni në vendin e duhur, në kohën e duhur e do të shfrytëzoni mundësitë që do t’ju paraqiten. Në 2020, Jupiteri do të jetë në shtëpinë tuaj të dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve. Me siguri do të kontribuoni bujarisht në industrinë ku punoni dhe do të lini shenjën tuaj. Pas 7 tetorit, Urani do të dalë nga shtëpia juaj financiare dhe ju presin ditë të bardha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME