Categories Lifestyle

Nga mbrojtja e mëlçisë tek maskat për lëkurë plot jetë, njihuni me vetitë e rralla të hurmave

Jemi ende në sezonin e hurmave, ose ‘mollëve të Orientit’ sipas përkufizimit letrat për shkak të origjinës së tyre së pari në Kinë dhe më pas në Japoni ku njihet si Lotus (fruti) dhe Pema e Paqes (bima). Ia vlen ta përmendim se sa i dobishëm mund të jetë ky frut tipik i vjeshtës për shëndetin tonë, n jë frut që ndër të tjera mund ta përdorim shumë edhe me variacione të ndryshme, në kuzhinë.

Përfitimet e këtij fruti të mrekullueshëm Një hektogram i këtij fruti me lëkurë të verdhë në portokalli, siguron 65 kalori dhe përbëhet nga 80% ujë dhe 18% sheqer me gjurmë të proteinave dhe yndyrnave, ndërsa ka rreth 2,5 fibra. Hurma përmban gjithashtu një sasi të lartë kripërash minerale, veçanërisht kalium, kalcium, fosfor dhe vitamina A, C dhe B. Duke qenë e pasur me vitamina dhe betakaroten, hurma gjithashtu siguron në organizmin tonë një sasi të mirë të antioksidantëve të cilët kryejnë një veprim parandalues kundër tumoreve.

Një frut shumë energjik, rekomandohet veçanërisht në rastet e mungesës së oreksit dhe për ata që praktikojnë sport rregullisht. Megjithatë, hurma është një frut që nuk rekomandohet në rast diabeti për shkak të indeksit të lartë glicemik që shkakton një rritje të papritur të sheqerit në gjak.

Gjithashtu rekomandohet të konsumohet në mënyrë të moderuar edhe në rastin e mbipeshës dhe obezitetit për shkak të përmbajtes së lartë të kalorive. Përfitimet shëndetësore të hurmave: Le të shohim me detaje cilat janë vetitë terapeutike të hurmave

Forcojnë sistemin imunitar. Siç është përmendur tashmë, hurmat përmbajn vitaminë C e cila forcon sistemin tonë imunitar, prandaj ky frut është mirë të serviret në tryezë në periudhën e ndryshimit të stinëve për të na mbrojtur nga virozat tipike të vjeshtës. Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare. Dhe jo vetëm. Hurmat favorizojnë edhe absorbimin e hekurit. Një laksativ i shkëlqyer. Duke vepruar drejtpërdrejt në mëlçi dhe në zorrë, hurmat janë një lakstiv natyral falë taninave dhe fibrave të pranishme në tulin e tyre. Që të përfitoni maksimumin e këtyre benefiteve ato duhet të jenë të pjekura mirë.

Diuretike. Për këtë funksion, këto fruta duhet të hahen në mëngjes dhe të papjekura mirë. Në këto kushte, bëhen një diuretik i shkëlqyer falë përmbajtjes së kaliumit. Për energji. Hurma konsiderohet si një frut ideal për fëmijët, ata që merren me sport dhe personat astenike pasi kanë veti të shkëlqyera energjike, falë sheqernave që përmbajnë.

Maskë fytyre me hurma Falë përmbajtjes së lartë të vitaminave dhe kripërave minerale, hurmat janë një ilaç i vërtetë jo vetëm për shëndetin, por edhe për bukurinë tonë. Ato kanë efekte të shumta të dobishme për lëkurën dhe flokët. Për shembull, tuli i hurmës mund të përdoret si një maskë bukurie për rigjenerimin e lëkurës së fytyrës: mjafton ta lini të veprojë për 5-10 minuta për ta lejuar lëkurën të thithë të gjitha benefitet e saj. Për një efekt kundër rrudhave, shtoni gjithashtu disa pika vaj ulliri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME