Categories Lifestyle

Një cigare, një orë punë më shumë në Zvicër

Nga 1 shkurti i vitit 2020 punonjësit e qeverisë në kantonin zviceran të Ticino-s do të punojnë një orë më shumë sa herë që duan të pinë një cigare. Masa është arsyetuar si një mënyrë për të përmirësuar produktivitetin e punonjësve.

Avokatët gjithashtu argumentojnë se joduhanpirësit penalizohen nën sistemin aktual. Sipas ligjit aktual, punonjësit kanë të drejtë për dy pushime 15-minutëshe në ditë. Ndërsa punonjësit nuk do të kenë nevojë për të shënuar orën nëse pinë duhan gjatë kësaj kohe, e gjithë pirja e duhanit jashtë këtyre dy periudhave të pushimit do të matet, përcjell tutje albinfo.ch.

Ligji fillimisht do të zbatohet për ndërtesat e parlamentit kantonal dhe qeveritar, por është vendosur të zgjerohet në ndërtesat e tjera qeveritare në gjithë kantonin në të ardhmen. Fabio Badasci, nga Ticino, tha se masa ishte e justifikuar jo vetëm për shkak të shqetësimeve të produktivitetit – por ishte e nevojshme në mënyrë që të ishte e drejtë për të gjithë punëtorët.

Badasci i tha faqes zvicerane të lajmeve “Le Temps” se “mungesat e vazhdueshme nga puna për pirjen e duhanit përfaqësojnë një trajtim të pabarabartë midis duhanpirësve dhe joduhanpirësit – dhe (rezultojnë në) një humbje të produktivitetit”. Pirja e duhanit është e ndaluar në zonat e mbyllura në Zvicër që nga viti 2010, megjithëse vendi ende konsiderohet të jetë një nga më ‘miqësorët e duhanit’ në Evropë. Rreth 27 për qind e banorëve të Zvicrës pinë duhan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME