Categories Lifestyle

Nje grusht me lajthi dhe kikirika çdo ditë: Pse duhen ngrënë?

Konsumimi i një grushti me lajthi ose kikirika në ditë, jo vetëm që të mban larg urisë për ushqime të shpejta e të dëmshme, por edhe një zakon i shëndetshëm. Ndërkohë që studimet e mëparshme kanë theksuar vlerat ushqyese që kanë këto fruta të thata, një tjetër studim i ka lidhur ato me uljen e rrezikut të vdekjes dhe të prekjes nga sëmundjet kronike.

Në këto të fundit përfshihen sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, ato neurodegjenerative ku bëjnë pjesë Alzhaimer dhe Parkinson, sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti. Konsumimi i gjalpit të kikirikut nuk është parë të ketë ndonjë efekt mbrojtës.

Studimi ka përfshirë të dhënat e 120’000 meshkujve dhe femrave të moshës 55-69 vjeç. Ata që konsumonin lajthi dhe kikirika kanë treguar shifra mbersëlënëse përsa i përket vdekjeve dhe prekjes nga sëmundjet e rënda. Studiuesit madje kanë përcaktuar se sasai e duhur e konsmimit ditor është 10 gram. Një sasi më e lartë nuk ka treguar ndikim në këtë kuadër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME