Categories Lifestyle

Nuk do të ketë më patate të skuqura! Ndryshimi klimatik rrezikon kultivimin e tyre

Shkencëtarët po përpiqen të krijojnë një patate hibrid që është rezistent ndaj ndryshimeve klimatike. Teksa niveli i deteve po rritet, thatësira po mbulon botën, dhe zjarret natyrale po djegin pyjet, ky mot ekstrem po shkatërron me një ritëm në rritje botën tonë, shkruan lajmi.net. Mirëpo nuk është çudi të ketë edhe mungesa të ushqimit të kultivuar, sepse shumë pemë, perime dhe drithëra nuk janë rezistente ndaj këtyre ndryshimeve në klimë.

Një prej ushqimeve më të rrezikuara janë patatet, të cilat veçse ka filluar të kenë vështirësi në prodhim si shkak i kushteve atmosferike të ndryshueshme. Epo, bëhuni gati të iu thoni lamtumirë patateve të skuqura nëse kjo vazhdon për më gjatë!

Patatet varen shumë nga uji i mjaftueshëm dhe temperatura mesatare. Ndryshimet klimatike që po e bëjnë motin shumë ekstrem nuk janë aspak të përshtatshme për kultivim të patates. Në SHBA, nga në vitin 2018 prodhimi ra për 30% në krahasim me disa dekada më parë.

Edhe pse temperaturat mund të duket se nuk janë shumë në ngritje, në fakt janë, sepse temperatura mesatare e korrikut tani është 2 gradë më e lartë se në vitin 1990. Kjo rritje në temperatura është duke u ngritur me shkallë të përshpejtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME