Olsi Shero i pasticeri Arjoli konkuroi në Sherbeth festival, në Catania te Italisë ku merrnin pjesë 50 mjeshtra akulloreje nga e gjithë bota. Olsi konkuroi me shijen “ Profumo d’Albania “ (Arome Shqipërie) dhe fitoi cmimin për vlerësimin e produkteve vendase . Ai kishte bashkuar akulloren me bajamen me likon e manderinës dhe e kish aromatizuar me caj mali. Një shije mjaft e vlerësuar nga juria në Catania , Sicili. Edhe shija me bakllava që u prezantua vizitorëve të Festivalit u tërhoq mjaft dhe u duk shumë e vecantë dhe e përshtatshme për tregun Italian.
Po mos të harrojmë se këta djem në Vlorë e kanë shtuar aktivitetin e tyre në disa pika pasticerie qe prej vitit1994 , pasi janë më të kërkuarit në bërjen e akullores, dhe ëmbëlsirave të ndryshme . Le ty urojmë suksese në punën e tyre të palodhur.