Categories Lifestyle

Pasi të lexoni këtë, do të shkoni të lani jastëkët menjëherë

Ok pra, është koha të tregoni disa sekrete të vockla: Kur ishte hera e fundit kur latë jastëkët? Jo këllëfët, jastëkët! Nëse i keni larë pak kohë më parë, urime! Në të kundërt, lexoni menjëherë gjithë ç’shkruhet në vijim.

Për shkak se jastëkët qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me fytyrën dhe kanë tendencën të përmbajnë alergjenë (lëndë të huaja për organizmin, që shkaktojnë alergji), duhen larë të paktën dy deri në tre herë në vit. Nëse jetoni në një vend me klimë të ngrohtë dhe të lagësht, ndoshta duhet t’i lani më shpesh.

Qelizat e vdekura të lëkurës, merimangat e pluhurit, vaji i fytyrës dhe flokëve janë disa nga alergjenët që “jetojnë” në jastëkët tanë. Sikur të mos mjaftonte kjo, merimangat e pluhurit ushqehen me qelizat e vdekura të lëkurës.

Ndërrimi i këllëfëve, ndonëse tepër i rëndësishëm, nuk mjafton. Prandaj këshillohet që të lahen edhe jastëkët në lavatriçe, ku duhet të zgjidhni procesin e larjes për rroba delikate me ujë të ftohtë. Nëse lavatriçja ka edhe procesin e tharjes, thajini me nxehtësi të ulët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

A e dini arsyen pse teshtini shumë herë radhazi?

Teshtimat janë metoda e trupit për nxjerrjen e irrituesve si pluhuri, poleni ose mikrobet nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Librat më të mirë të të gjitha kohërave që duhet t’i lexoni

Më poshtë kemi paraqitur disa sugjerime librash të cilët duhet t’i keni dhe ti lexoni…

LEXO ME SHUME