Categories Lifestyle

Për këto 5 gjëra nuk duhet të nxitoheni kurrë në jetë

Asnjëherë mos nxitoni në marrjen e vendimeve

Lodhja nga marrja e vendimeve është një pjerrësi e rrëshqitshme. Truri ynë lodhet duke marrë vendime të vogla, të parëndësishme gjatë gjithë ditës. Kur vjen koha për të marrë vendime më të mëdha, më të rëndësishme, ai nuk mund të përballojë peshën e këtij vendimi. Jay Shetty thotë që duhet të mendoni se cilat vendime të parëndësishme mund të largoni nga jeta e përditshme.

Asnjëherë mos nxitoni në lidhje me besimin

Mbledhja e vetes nga prishja e një marrëdhënieje është e dhimbshme dhe kërkon shumë punë. Ne rrezikojmë të lëndohemi dhe të punojmë më shumë me veten në plan afatgjatë, nëse i besojmë dikujt para se ta tregojnë se mund t’u besojmë. Ngadalësimi dhe pritja para se t’i besoni dikujt ndihmon në forcimin e marrëdhënies dhe ndërtimin e besimit me kalimin e kohës.

Asnjëherë mos bëni gjykime të parakohshme

Të jesh i shpejtë për të gjykuar e bën të lehtë ta shohësh dikë duke u bazuar në një ngjarje të caktuar. “Ju i shihni ata përmes një fotografie. Kështu që nuk mund të gjykoni me saktësi karakterin e dikujt menjëherë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me mënyrën sesi gjykoni”- tha Shetty.

Asnjëherë mos nxitoni për të krijuar shoqëri

“Mendoni për një moment për njerëzit në jetën tuaj që i konsideroni të afërt. Pyeteni veten se sa kohë cilësore kaloni me ta. Kemi nevojë të ngadalësojmë ritmin ndonjëherë për t’i dhënë kohë një marrëdhënieje që të ketë kuptim, të jetë e fuqishme dhe të jetë diçka që do të zgjasë.”- tha ai. Në përgjithësi, ngadalësimi dhe përdorimi i kohës me mençuri mund të bëjë mrekulli në shëndetin dhe produktivitetin tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME