Categories Lifestyle

Përshtypja e parë është shumë e rëndësishme, ndiqni këto këshilla për të qenë të paharruar

Buzëqeshni

Niseni bisedën me një buzëqeshje të ngrohtë. Kjo tregon se jeni të sigurt dhe keni qëndrim pozitiv, kështu i bëni të tjerët të ndihen rehat. Nëpërmjet buzëqeshjes ju  thyeni akullin.

Prezantohuni

Mënyra sesi i thoni dikujt se kush jeni e vendos nëse do e vazhdoni bisedën apo jo. Niseni thjesht, prezantoni veten dhe pyesni edhe ata por pa u bërë i bezdisur. Përshtateni prezantimin tuaj në varësi të kontekstit, nuk është njësoj një prezantim në një interviste dhe një prezantim në një kafene.

Gjuha e trupit dhe qëndrimi

Ndonjëherë nuk ka rëndësi se çfarë thoni, por si e thoni. Kur takoni dikë për herë të parë, shtrëngojini dorën, kështu do të dukeni të sigurt. Kur flisni përpiquni të krijoni kontakt me sy, por edhe kur flasin ata ndiqini me sy që t’i lejoni të kuptojnë se po i ndiqni.

Flisni qartë

Sigurohuni që të jeni koherentë në ato që thoni dhe të jeni të kuptueshëm për të gjithë. Mos flisni me zë shumë të lartë dhe as mos pëshpëritni, pasi në rastin e parë do të dukeni sikur keni vetbesim të tepruar, ndërsa në të dytin dukeni sikur nuk keni vetbesim. Gjithashtu edhe të flisni shumë shpejt nuk është ide e mirë, pasi për të tjerët mund të jetë ë vështirë t’ju kapin.

Për një bisedë dhe përshtypje të mirë, duhet të jeni të sjellshëm dhe të tregoheni të zgjuar në çdo gjë që thoni.

Qëndroni larg telefonit

Të mbani telefoni larg është një zgjerdhje e zgjuar. Vendoseni telefonin “silent”, kështu biseda juaj nuk do të shkëputet nga telefonata ose mesazhe. Përdorimi i telefonit ju bën të dukeni të pasjellshëm dhe jep përshtypjen sikur nuk ju intereson takimi.

Vishuni pastër

Një nga shumë gjërat që një njeri vëren gjatë një takimi të parë është mënyra se si ju visheni. Vishuni në varësi të rastit, kështu do të dukeni të veshur mirë. Rritni besimin tuaj duke veshur diçka të rehatshme. Mos harroni të hekurosni rrobat, pasi ato nuk duhet të kenë rrudha.

Jini të përpiktë

Mund ta keni dëgjuar shprehjen “koha është flori”. Bejeni këtë shprehje tuajën dhe jini gjithmonë në kohë, kjo tregon se jeni të disiplinuar dhe i vlerësoni të tjerët. Më mirë të shkoni herët sesa vonë.

Jini vetvetja

Të qenit shumë strategjik dhe të shkoni shumë larg me mirësjelljen ju bën të dukeni të shtirur. Behuni njeriu që në të vërtetë jeni. Mbani mend se ndershmëria është çelsi për të impresionuar dikë.

Qëndroni të informuar

Qëndroni të informuar rreth lajmeve dhe ngjarjeve aktuale, pasi mund të flisni për këto kur takoni dikë për herë të parë dhe nuk dini asgjë për interesat e tjetrit. Bisedat rreth ngjarjeve që ndodhin rreth jush ndihmojnë të dyja palët të kontribuojnë në bisedë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME