Categories Lifestyle

Personat e lindur në maj janë vërtet të veçantë dhe i kanë zili të gjithë

Njëlloj si stina e pranverës, edhe të lindurit në muajin maj sjellin në jetën tonë gjallëri, dritë dhe ngrohtësi. Vetëm ai, ajo i cili, e cila ka në jetën e tij, saj njerëz të lindur në muajin e 5 të vitit e di se sa është e sinqertë dhe e fuqishme është dashuria e tyre, por edhe shpirti i tyre i pastër.

Zbuloni më poshtë se çfarë i karakterizon personat e lindur në maj:

Janë udhëheqës të lindur
Njerëzit e lindur në maj shfaqin që fëmijë prirjen për të qenë liderë: janë të shkathët, strategë, ambiciozë, dhe të zgjuar. Që në vegjëli u pëlqen të kenë rolin e organizatorit në lojë apo aktivitete shkollore, nuk i tremben skenës apo debatit. Disa mund të pajtohen me faktin se të lindurit e majit mund të jenë mjaft dominues, por të gjitha këto cilësi përbëjnë një udhëheqës të madh.

Janë shumë optimistë
Nuk na besoni? Sipas studiuesve në Britaninë e Madhe, foshnjet e lindura në mars, prill dhe maj janë shumë pozitivë dhe shumë optimistë. Ata janë lloji që sheh “gjysmën e gotës plot” dhe gjejnë zgjidhje në çdo situatë. Pozitiviteti është një tipar që zakonisht gjendet në shumicën e foshnjave të lindur në maj. dhe kur rriten ata janë shumë optimistë dhe me mendime pozitive.

Janë shumë të ndjeshëm
Nëse keni nevojë për dikë që t’ju qëndrojë pranë, t’ju mbështesë, një vesh që t’ju dëgjojë apo një shpatull ku të qani, dijeni se të lindurit në maj do të jenë atje për ju dhe për këdo që ka nevojë. Kanë një botë shpirtërore shumë të pasur, preken lehtë dhe i përjetojnë shumë situatat e ndryshme, me të cilat përballen në jetë.

Nuk kanë frikë nga asgjë dhe u shkojnë gjërave deri në fund
Fëmijët e lindur në maj nuk kanë frikë nga asgjë. Ata janë gjithmonë në kërkim të mundësive të reja, dhe në çastin kur vendosin sytë mbi diçka, ata nuk do të ndalen para asgjëje për të marrë atë që duan. Pavarësisht shenjës që kqnë, Demi apo Binjakët, ata zotërojnë shpirtin e një luftëtari. Kjo gjë do i ndihmojë të arrijnë gjëra të mëdha në të ardhmen

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME