fbpx
Lifestyle

Personat me sytë e kaltër janë të veçantë, ja pse

Personat me sy të kaltër kanë edhe karakteristika të veçanta që nuk kanë të tjerët. Vetëm 8% e banorëve në tokë kanë sy të kaltër, dhe kryesisht gjenden në Europën e veriut. Por njerëzit e parë në tokë nuk kanë qenë me sy të tillë. Josh Hamilton kohët e fundit pohoi se nuk sheh mirë gjatë ditës sepse ka sy të kaltër.

“Për shkak të mungesës së pigmentit në sytë me ngjyra më të lehta si sytë e kaltër ose jeshilë në krahasim me kafen, ju merrni një dritë shumë më të padëshiruar dhe që mund të krijojnë probleme”, ka thënë optometristi Richard Ison. Hamilton është shprehur se ka filluar të vejë lente kontakti të kuqe gjatë lojërave ditore për të tërhequr më pak dritë dhe ta ndihmojë atë të shohë topin më mirë.

Ekziston fakti që shumica prej nesh lind me sy të kaltër, pastaj melanina shtohet me rritjen tonë. Studimet e fundit zbuluan se vetëm një në gjashtë amerikanë kanë sy të kaltër, nga afërsisht 50% në fillim të  hekullit të 20’të.

Sipas Hans Eiberg në Universitetin e Kopenhagenit, në fillim të gjithë njerëzit kanë lindur me sy kafe, por me kalimin e kohës një mutacion gjenetik i një paraardhësi 10 mijë vite më parë ndikoi të krijoheshin sytë ngirë të kaltër. Të gjithë njerëzit me sy të kaltër demonstruan të njëjtën defekt në ADN’në e tyre, që do të thotë se të gjithë mund të gjurmohen te një paraardhës.

Por ato sy të kaltër mund të nënkuptojnë se Hamilton është më i zgjuar në detyra të caktuara. Në një studim britanik të vitit 2007, studiuesit zbuluan se njerëzit me sytë tillë ishin më të mirë në të menduarit strategjik dhe në përgjithësi performonin më mirë në detyra që kërkonin mendime afatgjata, të tilla si vrapimi ose golfi.

Ndërkohë, subjektet me sy kafe ishin më të shpejtë në reagim. Cal Ripken Jr., Mickey Mantle dhe Lou Gehrig të gjithë këta të famshëm janë me sy të kaltër./gazetametro.ne

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button