Categories Lifestyle

Pesë llojet e bizneseve që mund t’i filloni pa para

Nëse ëndërroni të keni një biznes tuajin atëherë duhet të ndiqni disa këshilla, të cilat janë të nevojshme që të shpenzoni shumë para.

Krijimet personale

Së pari, janë krijimet personale, si arti dhe vepra artizanale. Për shembull, nëse ju jeni një piktor, ju mund të shisni veprat tuaja të artit me një investim që nuk kërkon më shumë se furnizimet e artit dhe kohën tuaj. Platformat si Etsy, eBay dhe Amazon kujdesen për krijuesit dhe e bëjnë të lehtë që puna juaj të kthehet në përfitime.

Shërbimet dhe riparimet shtëpiake

Shërbimet nuk ju kushtojnë para. Në këtë rast ju nuk keni nevojë domosdoshmërish për një ambient apo zyrë punë, sepse punoni kryesisht në shtëpitë e klientëve.

Konsultimet

Shumë punëtorë mendojnë të bëhen ndërmarrës pasi kanë marrë disa vite përvojë profesionale në sektorin e tyre. Mendoni për industrinë në të cilën ju bëni pjesë dhe sa ju keni arritur të mësoni përgjatë periudhës që i jeni përkushtuar profesionalisht. Profesionistët dhe ndërmarrjet e reja mund të jenë të gatshme të paguajnë për eksperiencën tuaj.

Rishitjet e produkteve

Ideja e rishitjeve është e thjeshtë. Ju merrni produkte për t’i shitur te të tjerët. Produktet i merrni direkt nga prodhuesi ndërsa me dorëzimin e mallit ju përfitoni direkt edhe pagesën. E transaksionet e ndërmjetësimi prodhojnë fitimin tuaj.

Mikrobiznesi

Ju mund të shfrytëzoni mundësitë që ofron ekonomia. Për shembull, ju mund të jepni me qira një pjesë të shtëpisë suaj përmes Airbnb ose të gjeni shërbime të ngjashme për shfrytëzimin e atyre që ju keni. Në këtë mënyrë ju mund të siguroni disa të ardhura që mund të përbëjnë kapital për t’u riinvestuar në një projekt biznesi edhe më të madh e që kërkon para, të cilat tashmë ju i keni siguruar. Shpresojmë, që tani ju ta keni kuptuar se për të nisur një biznes jo domosdoshmërish të kesh shumë para është e nevojshme. Në fakt, ju mund të nisni një biznes me pothuajse asgjë. Mjafton të dini se çfarë lloji biznesi funksionon më mirë në situatën ku ju ndodheni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME