Categories Lifestyle

Pjesë e domosdoshme e rutinës së përditshme, por në këtë orë nuk duhet të pini kurrsesi kafe

Për shumë prej nesh, kafeja është një pjesë e domosdoshme e rutinës së përditshme, e disponueshme për të na dhënë atë nxitje të madhe të energjisë që na nevojitet në mëngjes ose në mbrëmje.

Sipas hulumtimit, duhet të shmangni konsumimin e kafeinës rreth orës 02:00 ose të paktën shtatë orë para se të flini gjumë, pasi mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj.

Një studim, botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine, zbuloi se konsumimi i kafeinës gjashtë orë para shtratit akoma ndikonte në gjumë edhe pse ata nuk i ndienin më efektet e kafeinës.

Megjithëse pjesëmarrësit e studimit ishin në gjendje të binin në gjumë pa problem. Studiuesit e gjumit zbuluan se kafeina e konsumuar menjëherë para shtratit, tre orë para shtratit dhe deri në gjashtë orë para shtratit të gjitha rezultuan në efekte prishëse në gjumë.

Sipas studimeve të bëra nga studiues në Britani dhe SHBA dhe botuar në revistën Science Translational Medicine, pirja e ekuivalentit të një ekspresi të dyfishtë tre orë para shtratit mund të kthejë orën e trupit prapa pothuajse një orë. Kjo gjë lidhet me sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurodegjeneruese të tilla si Alzheimer’s.

Nuk bëhet fjalë vetëm për kafeinën që gjendet në kafe, por edhe tek pijet me sodë apo energjike, përcjell lajmi.net.

Koha më e dobishme për të konsumuar kafe është ora 10 e paradites. Sa i përket konsumit të përgjithshëm, Klinika Mayo rekomandon mbajtjen e konsumit të kafeinës në 400mg në ditë, ose afërsisht katër filxhanë kafeje./ekspress

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME