Categories Lifestyle

Plutoni do të tërhiqet dhe dy shenja “do të vuajnë pafund”, Meri paralajmeron

Njerëzit kanë tendencë të “tmerrohen” kur Mërkuri zmbrapset, por, në realitet, kjo është një gjë krejtësisht normale që të gjithë planetet e bëjnë në një pikë.

Çdo lëvizje dhe fenomen astrologjik ka kuptimin e vet të veçantë dhe Plutoni në prapavijë, nuk është përjashtim. Prej ditës së djeshme Plutoni po tërhiqet dhe me shumë mundësi të gjitha shenjat e zodiakut do të ndjejnë disa ndryshime në jetë rreth kësaj periudhe.

Meri, astrologia shqiptare, ka shpjeguar për se çfarë do të thotë e gjitha kjo.

Kur një planet tërhiqet, duket sikur po lëviz jashtë orbitës së tij të zakonshme në qiell. Kjo do të thotë që fushat e jetës ku ky planet mbizotëron, do të tronditen.

Plutoni lidhet me intensitetin dhe të shkuarit të gjërave thellë, ndaj gjatë kësaj kohe ju mund të ndiheni pak të zëmëruar dhe si në gjemba.

Energjia e Plutonit ndjell shumë gjëra brenda jush dhe pyetjet ekzistencialiste do të jenë ato që do t’ju mundojnë.

Çfarë po bëni me jetën, ku jeni, cili është qëllimi juaj këtu etj etj. Kur Plutoni është në prapavijë, ju kërkohet të mendoni, të mendoni, të bëheni të vetëdijshëm për atë që nuk shihni kur jeta ju nxit drejt rrugës e qëllimeve që i keni vendosur vetes.

Kjo mund të ndikojë shumë në çdo fushë të jetës suaj, si e karrierës suaj, në shtëpi, marrëdhëniet etj. Zmbrapsja e Plutonit do të prekë të gjitha shenjat e zodiakut, por Bricjapi dhe Gaforrja do ta ndjejnë atë më së shumti.

Kjo gjendje do të zgjasë për pesë muaj, por astrologet sugjerojnë ta përdorni këtë energji të mendimit në avantazhin tuaj. Pasi t’u jeni përgjigjur pyetjeve që ju lindin gjatë kësaj periudhe, bëni disa ndryshime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME