Lifestyle

Po vjen shkurti! Anila Kalleshi ju prezanton dietën më të mirë të muajit

Ditët tashmë kanë filluar të zgjaten dhe mendja jonë ecën më shpesh në pranverë. Por i ftohti mundet akoma të shtyjë trupin tonë në kërkim të ushqimeve kalorike duke na bërë të hamë më shumë se zakonisht. Përveç kësaj pranvera është koha e duhur për të hequr toksinat e akumuluara gjatë dimrit.

Kemi përgatitur një dietë për ju me pjata të cilat janë shumë të lehta për t’u përgatitur. Për më tepër dieta mund të përshtatet dhe sipas shijeve tuaja përshembull: mund të ndërrosh ushqimet që ke në vaktin e drekës me ato që ke në vaktin e darkës, mund të zgjedhësh një lloj tjetër mishi ,peshku ose drithërash por gjithmonë duke ruajtur sasitë e dhëna në dietë.

Perimet që duhen: Panxhar, karçof, karrota, lulelakër, lakra të ndryshme, qepë, kërpudha të kultivuara, çikore, sallatë jeshile, patate, selino, spinaq,brokoli
Fruta: Portokalle, avokado, banane, mandarina, dardha, portokalle të kuqe, ananas.
Peshk: sardele, levrek, koc, troftë, merluc

DIETA JAVORE: Dita e hënë: Mëngjesi/ kafe ose çaj, qumësht i skremuar, biskota integrale. Midis vakteve: 1 mollë. Dreka: vezë sode, sallatë jeshile me spinaq dhe lakra, bukë integrale. Midis vakteve: 1 portokalle. Darka: gjellë me bizele dhe qepë, karrota të ziera me limon, Bukë integrale.

E martë: Mëngjesi: kafe ose çaj, kos pa yndyrë, bukë e thekur integrale me një lugë mjaltë. Midis vakteve: 1 portokalle të kuqe. Dreka: proshutë koto me karçof krudo dhe limon, patate të ziera. Midis vakteve: ananas. Darka: peshk merluc të pjekur, sallatë jeshile, bukë integrale.

E mërkurë: Mëngjesi: kafe ose çaj, qumësht i skremuar, biskota integrale me dy lugë reçel sipas dëshirës. Midis vakteve: mandarina. Dreka: brokoli të ziera me djathë sipas dëshirës, bukë integrale e thekur. Midis vakteve: banane. Darka: pasta dhe qiqrra, sallatë mikse.

E enjte:  Mëngjesi: kafe ose çaj, kos pa yndyrë, muesli. Midis vakteve: portokalle të kuqe. Dreka: fileto gjeli të pjekura me rozmarinë, panxhar, bukë thekre. Midis vakteve: 1 portokalle. Darka: levrek me salcë domatesh, lulelakër e zier, bukë integrale.

E premte: Mëngjesi: kafe ose çaj, kos pa yndyrë me fruta, drithëra integrale. Midis vakteve: 1 dardhë. Dreka: kuskus me fasule,qepë dhe erëza aromatike miks, spinaq i zierë. Midis vakteve: 1 mandarinë. Darka: panine integrale me qofte viçi, sallatë jeshile.

E shtunë: Mëngjesi: kafe ose çaj, qumësht i skremuar, biskota integrale. Midis vakteve: 1 portokalle e kuqe. Dreka: djathë i bardhë i pjekur me katalonia, bukë integrale. Midis vakteve: mandarina. Darka: pasta me salcë ragu, sallatë mikse.

E diel:  Mëngjesi: kafe ose çaj, kos pa yndyrë, muesli. Midis vakteve: ananas. Dreka: kofshë pule pikante, turshi me lakër, bukë integrale. Midis vakteve: dardhë. Darka: rizoto me karçof dhe djath parmixhano, sallatë mikse.

Çdo ditë duhet të konsumoni: Biskota integrale dhe bukë të thekur: 30-40 g ose dhe drithëra integrale si muesli për mëngjes 30-40 g. Qumësht i skremuar: 150-200 g, Kos pa yndyrë 150 -200 g

Perimet: mund ti konsumoni pafund pa masë. Frutat: deri në 400 g. Erëzat: njësoj si perimet pa masë. Vaji ullirit: 4 deri në 6 lugë. Kripë: 2.5 gr. Gjatë javës: Mish: 120-150 g, Peshku: 150-200g, Djathë: 100 g, Sallamëra pa dhjamë: 60-70g, Vezë: 2 (janë të lejueshme vetëm 1 herë në javë) Kujdes!: Kjo diete nuk eshte e personalizuar por eshte nje diete orientuese.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close