Categories Lifestyle

Problemet mendore që shkaktohen nga rrjetet sociale

Jo vetëm depresion por edhe simptoma të tjera të shëndetit të keq mendor, nga ankthi tek pagjumësia, deri tek stresi kronik dhe mungesa e vetëbesimit si dhe pak sport, këto janë disa prej efekteve negative që shkaktohen mbi të gjitha tek vajzat adoleshente nga përdorimi i vazhdueshëm i medies sociale, sipas një studimi të publikuar në “The Lancet Child & Adolescent Health” dhe të realizuar nga “UCL Great Ormond Street Institute of Child Health” në Londër.

Sipas një studimi të zhvilluar mes intervisave direkte me rreth 10 000 adoleshentë të moshës 13-16 vjeç, tregon se të lidhurit vazhdimisht në rrjetet sociale, “Facebook”, “Instagram”, “WhatsApp”, “Twitter” dhe “Snapchat”, ose të paktën tre herë në ditë dhe më shumë, lidhet me një përkeqësim të shëndetit mendor dhe fizik.

Me sa duket më shumë e vuajnë femrat. Gati 60% e impaktit psikologjik të shkaktuar mes të rejave nga rrjetet sociale vjen nga ekspozimi i tyre i lartë ndaj bulizmit kibernetik dhe të mungesës së aktiviteteve më të shëndetshme. Këto adoleshente flenë më pak, flenë keq dhe bëjnë pak ushtrime fizike dhe jetë në ajër të hapur. Këta faktorë psikologjikë negativ që vijnë nga përdorimi i rrjeteve sociale, nga ana tjetër influencojnë vetëm në masën 12% tek meshkujt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME