Categories Lifestyle

Pse fëmijët nën moshën 4 vjeç nuk duhet të hanë kokoshka?

Kokoshkat preferohen shumë nga fëmijët dhe të rriturit, dhe struktura e tyre krokante dhe aroma, janë thjesht perfekte për pothuajse çdo rast.

Disa prindër u ofrojnë kokoshka vetë fëmijëve të vegjël, ndërsa të tjerët nuk e shohin momentin kur fëmija përtyp një misër në gojën e tij. Ky proces është shumë i rrezikshëm për fëmijët nën katër vjeç.

“Bright Side” zbulon pse pediatrit rekomandojnë fuqimisht të mos u jepni kokoshka (dhe disa ushqime të tjera) fëmijëve të vegjël.

Efekti i rrezikshëm që një kokërr misër mund të ketë tek një vogëlush

Ndërsa shumë prindër janë të vetëdijshëm për rreziqet e mbytjes nga bateritë ose lodrat e vogla, rreziqet e zakonshme që lidhen me ushqimin janë ende të panjohura për shumë nëna dhe baballarë.

Pediatrit nuk rekomandojnë që prindërit t’u japin kokoshka dhe disa produkte të tjera fëmijëve nën 4 vjeç.

Pse është e rrezikshme kjo gjë deri në moshën katër vjeç?

Sipas ekspertëve, fëmijët kanë një rrezik më të madh mbytjeje derisa të mbushin 4 vjeç. Vetëm në këtë moshë, ata janë plotësisht në gjendje të përtypin ushqimin që hanë në mënyrën e duhur.

Përveç kësaj, fëmijët më të vegjël mund të shpërqendrohen lehtësisht nga gjërat që ndodhin përreth tyre, gjë që gjithashtu rrit rrezikun e mbytjes. Kjo është arsyeja pse të vegjlit duhet të ndihmohen gjithmonë kur hanë. Ecja, vrapimi, qeshja ose biseda gjatë ngrënies, si dhe ngrënia shumë shpejt, gjithashtu mund të jenë të rrezikshme.

Disa ushqime të tjera që mund të jenë të rrezikshme për fëmijët e vegjël

Fatkeqësisht, kokoshkat nuk janë ushqimi i vetëm që paraqet një rrezik mbytjeje për fëmijët e vegjël. Sipas pediatërve, përveç kokoshkave, nuk duhet t’u japim fëmijëve të vegjël ushqimet e mëposhtme:

Hot Dogs, Ëmbëlsira me shumë sheqer, Arra dhe fara, Karota të papërpunuara, Mollë, Rrush, Gjalp kikiriku, Çamçakëz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME