Categories Lifestyle

Pse ndodh “Përgjumja në pranverë”, cilët janë shkaktarët

Me ndryshimin e stinëve, kalimi nga dimri në stinën e pranverës shoqërohet me disa luhatje si në gjendjen fizike edhe atë psikologjike të njerëzve.

Pikërisht gjatë kalimit disa nga simptomat që pësojnë individët me rritjen e temperaturave kanë të bëjnë me përgjumjen apo konfuzionin. Por sipas mjekëve specialist këto reagime të trupit janë normale gjatë ndryshimit të stinëve. Në një intervistë për ABC News mjekja psikiatre Ariana Reli është shprehur:

“Ndryshimet stinore sjellin ndryshime të përshtatjes në organizëm. Pranvera njihet nga populli, ndërrimi i gjakut, çelin pemët dhe i bën njerëzit më apatikë, dobësi e përgjithshme në organizëm, shenjat e ankthit, përgjumje, tendencë për të hequr dorë nga aktivitetet. Në këtë sezon hasen shumë alergjitë”.

Sipas Relit të gjitha grupmoshat janë të ndjeshme, mirëpo më shumë kjo gjendje haset tek moshat aktive. Këtë ndryshim duket se e vuajnë më tepër gratë në raport 1 me 8, sepse kjo edhe sepse ato e shprehin më tepër problematikën e tyre. Ndërkohë mjekja psikiatre ka dhënë gjithashtu edhe disa këshilla për ta kapërcyer sa më lehtë këtë gjendje, duke u shprehur:

“Për ta kaluar sa më thjesht dhe pa shkuar te mjeku për medikamente, mirë është që të përdoret ushqim i shëndetshëm, aktivitet fizik, si dhe jeta sociale e cila do na mbajë larg kësaj gjendjeje që përpiqet të instalohet”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME